TIRANË - Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, pas protestës së opozitës falënderoi efektivët e njësive që morën pjesë në planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë. Pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike, Didi vlerësoi qëndrimin dhe veprimet e policisë, ndërsa shprehu faktin se standardi i Policisë kishte njohur rritje.
“Protesta e sotme u zhvillua paqësisht. Policia e Shtetit falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë kontrolleve të paralajmëruara në akset kombëtare si dhe për bashkëpunimin e treguar prej tyre. Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar rendin dhe sigurinë.”- është shprehur Artan Didi.
Afërsisht 2 mijë deri në 2300 efektivë të Policisë së Shtetit, u përfshinë në planin e masave për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë zhvillimit të protestës.
Plani i masave të policisë së Shtetit, ishte përgatitur në disa drejtime, që parashikonte masat për gjatë segmenteve ku ishte parashikuar kalimi protestuesve, si dhe në vendet ku ajo do të zhvillohej.
Policia kishte planifikuar kontrolle dhe patrullime me uniformë si dhe kontrolle për identifikimin e personave të dyshimtë që mund të ishin pjesë e protestës.
Fillimisht policia kreu kontrolle në disa prej akseve nga ku pritej të mblidheshin protestuesit. Efektivët e policisë rrugore, për të ndihmuar trafikun që akset të mos bllokoheshin, nisën marrjen e masave administrative në rrugët ku ishte paralajmëruar protesta.
Shpërndarja e tyre sipas burimeve të policisë ishte parashikuar e njëtrajtshme, për të shmangur bllokime të mundshme të rrugëve.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe sheshi Skënderbej, ishin të monitoruar nga efektivë me uniformë dhe ata civilë. Përballë kryesisë së Kuvendit dhe kryeministrisë policet femra të policisë, qëndronin në kordonin e parë të vendosur për të garantuar protestën. Në pjesën e pas piramidës siç në të gjitha protestat, ishin vendosur formacionet e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Edhe përpara godinës së parlamentit, policia kishte marrë masa duke vendosur formacione të forcave speciale, por pas anulimit të protestës para parlamentit, forcat u zhvendosën pranë kryeministrisë, për të qenë të gatshëm për çdo rast.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO