Policia ka njoftuar planin e masave për protestën e opozitës nesër, 13 maj, ora 12:00, në Tiranë.
Sipas policisë, subjekti politik Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një proteste në orën 12:00, por nuk ka njoftuar se kur do të përfundojë, personat përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit si dhe personat që do të flasin në këtë tubim, etj.
Kjo nënkupton edhe skenarin rezervë të opozitës, për të nisur një protestë maratonë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me prezencë më të madhe njerëzish, krahas çadrës e cila qëndron aty prej 80 ditësh.
"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka kontaktuar përfaqësues të degës së Partisë Demokratike, duke u kërkuar që të plotësojnë kërkesën e sjellë prej tyre konform ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, konkretisht, përcaktimin e orës së përfundimit të tubimit, personave përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit, personat që do të flasin në këtë tubim, etj.
Partia Demokratike nuk ka plotësuar ende të gjitha kërkesat ligjore të mësipërme që do të mund të bënte protestën e organizuar prej saj plotësisht ligjore në funksion të garantimit të mbarëvajtjes së saj nga Policia e Shtetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shprehur angazhimin e saj për marrjen e masave për garantimin e zhvillimit normal të tubimit, në datë 13.05.2017, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pa cënuar sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe punën normale të institucioneve", thuhet në njoftimin e policisë.
Rrugët që do bllokohen nesër në Tiranë
Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur:
- të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:
- nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.
- nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, - Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.
"Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për bllokimet e akseve rrugore gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore për sigurinë e protestës, por ndërkohë kërkon bashkëpunimin e organizatorëve për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Tubimet”, si garanci për mbarëvajtjen e tubimit.
Policia e Shtetit, siç ka dëshmuar është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo. Ajo ka të gjithë të drejtën ligjore, si dhe zotëron të gjithë kapacitetet për të mos lejuar cënimin e interest të qytetarëve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo që shkel ligjin"", thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Protesta e opozitës, Policia zbret mbi 1 500 forca në terren
Policia merr masa për protestën e nesërme së opozitës.
Mbi 1 500 forca policore nga gjashtë komisariate të Tiranës do të zbresin në terren ku shumë do të vendosen pranë zonës ku do të zhvillohet protesta, pikërisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ndërsa pjesa tjetër pranë institucioneve të tjera qeveritare.
Kordona policie ku shumica do të jenë femra do të vendosen në rresht të parë tek godina e kryeministrisë.
FNSH dhe RENEA do të jetë në gatishmëri tek kryeministria, kurse në terren do ketë agjentë civil dhe snajpera të vendosur në lartësi të ndryshme.
Burime nga Policia bëjnë të ditur se nuk ka të dhëna se mund të zhvillohen episode dhune, por masat vijë paraprakisht për të shmangur çdo situatë të papritur dhune.
Pritet që gjatë protestës së nesërme të ketë trafik të rënduar në gjithë kryeqytetin, pasi marshimi do të zhvillohet përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com