Protesta e PD, reagon Artur Bushi:
S'jam i dënuar as edhe me 1 ditë 

Protesta e PD, reagon Artur Bushi:<br />S'jam i dënuar as edhe me 1 ditë 
Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi, ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike për dorëheqjen e tij nga detyra. Në një reagim për mediat, Bushi thotë se akuzat e PD se ai është i dënuar, janë shpifje. Bushi sqaron se ka qenë vetëm dy herë i shoqëruar dhe në të dyja herët ka fituar lirinë e mënjehershme. Nëse deklarimi në KQZ rezulton i pavërtetë, thotë Bushi, ai do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë.

"Pas verifikimit që do bëhet nga institucionet përkatëse n.q.s me çdolloj identiteti del se unë kam qenë vetëm një herë të vetme i dënuar apo i hetuar për vepra penale të çfarëdolloj përveç asaj që kam deklaruar, atëherë unë do jap doreheqjen, n.q.s pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve del se unë kam pas identitet tjetër, prap jam i gatshëm të jap dorëheqjen", thekson Bushi.

dokument

Reagimi i plotë i Artur Bushit
"Në pergjigje të të derguarit të radhës nga SHQUP, që vazhdojnë me të njëjtën melodi bajate shpifjesh të turpërta në inercinë e rrënave të përsëritura ndaj meje, përgjigjem: Ashtu siç kam deklaruar në formularin e dorëzuar në KQZ, jam ndaluar në 1996 dhe jam liruar në mënyrë të mënjehërshme, jam arrestuar në 2010 dhe pas hetimeve 44 ditore jam liruar si i pafajshëm, dhe në dëshminë e penalitetit të Shtetit italian jam shtetas i padënuar as edhe 1 ditë me vendim gjykate.

Pas verifikimit që do bëhet nga institucionet përkatëse n.q.s me çdolloj identiteti del se unë kam qenë vetëm një herë të vetme i dënuar apo i hetuar për vepra penale të çfarëdolloj përveç asaj që kam deklaruar, atëherë unë do jap doreheqjen, n.q.s pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve del se unë kam pas identitet tjetër, prap jam i gatshëm të jap dorëheqjen.

Por pas nënshtrimit të ligjit dhe verifikimit perkatës që do bëhet do të rezultojë që çdo gjë që ka shpif SHQUP-i ka mbi 2 vite ndaj meje do te rezultoje ashtu siq them dhe siç kam deklaruar une, me çfarë kosto do më paguajnë gjithë atë baltosje dhe lum shpifjesh të qelbura që vetëm nga goja e atyre mund të dalin, sepse i premtoj SHQUP-it që nuk do t'i lë deri në Gjykatën e Strasburgut për dëm moral të përsëritur për më shumë se dy vite", shprehet Bushi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh