/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tiranës ka publikuar një ditë më parë masat e marra për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas protestës së Partisë Demokratike, që parashikohet të nisi sot në orën 12:00.
Sipas një komunikate për shtyp, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë të gjitha masat për rendin e sigurinë per zhvillimin normal të marshimit protestë dhe duke filluar nga ora 10.00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin "Skënderbej", Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe në sheshin "Nënë Tereza".
Do të bllokohet totalisht qarkullimi i mjeteve duke filluar nga 11.00 deri në orën 16.00 të ditës së sotme dhe nuk do të lejohet parkimi në sheshin "Skënderbej", Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", sheshin "Nënë Tereza" si dhe Sheshin "Italia".
Policia e kryeqytetit ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të marshim - protestës para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti politik.
Mëngjesin e sotëm, gjatë një vëzhgimi të ATSH-së në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", u vu re prezence e lartë e forcave të Policisë Rrugore, që do të nisin punën për largimin e mjeteve të parkuara në zonat e sipërcituara, ndërsa në zonën mes Kryeministrisë dhe Kuvendit po ngrihet foltorja, ku gjatë protestës drejtues të Partisë Demokratike do mbajnë fjalën e tyre.
/Shqiptarja.com