Protestuesit e PD-së po tentojnë të çajnë me forcë kordonin e policisë të krijuar përpara derës kryesore të godinës së Kuvendit. Militantët kanë hedhur dhe sende të forta në drejtim të efektivëve. Protestuesit po kryesohen nga deputetët e PD Flamur Noka e Luçiano Boçi. Ndërkohë efektivët po tentojnë për t’i larguar. 

Protesta tashmë është zhvendosur tek parlamenti pas hedhjes së molotovëve dhe mjeteve piroteknike tek kryeministria.


Lajmi kryesor:

PD 3 orë protestë/ Molotovë drejt Kryeministrisë dhe efektivëve te Kuvendi, militantët shpërndahen me gaz lotsjellës! 16 policë të lënduar