Protesta e PD u mbyll pa incidente
asnjë polic nuk ishte i armatosu

Protesta e PD u mbyll pa incidente<br />asnjë polic nuk ishte i armatosu
Në protestën e opozitës para Kryeministrisë nuk u shënua asnjë incident. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte urdhëruar që të gjitha forcat e policisë të ishin të paarmatosur.
 
Të gjitha forcat e policisë që kishin siguruar perimetrin e protestës dhe menaxhuan Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ishin të paarmatosur.
 
Edhe pse të pajisur për të përballuar çdo eventualitet, asnjë punonjës policie nuk kishte armë.
 
Përjashtim sigurisht bënin forcat speciale, të cilat qëndronin në gatishmëri jashtë perimetrit të protestës.
 
Në protestën që nisi në orën 12:00 dhe përfundoi rreth orës 14:00 nuk u shënua asnjë incident.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi akuzon Ramën: Hedh vrer kundër meje për para me izraelitët! Më mirë të hapë dyert e inceneratorit të Tiranës! Pse fshihet?

Kryemadhi akuzon Ramën: Hedh vrer kundër meje për para me izraelitët! Më mirë të hapë dyert e inceneratorit të Tiranës! Pse fshihet?