Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'

TIRANË - Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku foli për mikrofonin e Danjela Malokut në Report Tv nga një prej pikave të protestës së sotme të PD-së në Tiranë, aty tek rruga e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë. Çollaku mendon se PD ia arriti qëllimit sot me protestën në disa pika të kryeqytetit. 

'Mendoj se po. Kjo protestë nuk ishte për të treguar masivitet apo aksion. Por për të treguar mesazh e kontestimit, mendoj se është arritur. Çfarë është për tu përshendetur se edhe pse kanë disa orë këtu njerëzit janë të qëndrueshëm dhe nuk ka provokim prej tyre. Incidentet e fillimit ishin prej forcave të rendit. Mendoj se ky është një efekt, e qëndrueshme e qetë pa provokuar e vendosur për të refuzuar çdo lloj provokimi.'

Çollaku shton më tej se kërkesa për një qeveri teknike do duhet të arrihet që në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

'Në një ritëm të qëndrueshëm dhe të qartë mendoj se e kombinuar me mbështetjen e opinionit publik dhe qytetarm kërkesa për një qeveri teknike, jo për të gëzuar pushtet por si mjet për të garantuar që është sëmundja kryesore, zgjedhjet e pranuara, mendoj se është kërkesë e arsyeshme. Çmimi për të pasur zgjedhje dhe krijim i qeverisë teknike nuk do jetë çmim i llahtarshëm. Stabilteti vjen kur ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të gjitha zgjedhjet kanë qenë të kontestuara. Kriza qëndron tek zgjedhjet e kontestuara.

Të paktën të ketë një garanci si qeveria teknike. Shembulli i Maqedonisë së Veriut është shembull. Qëllimi që përmes qeverisë teknike të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në 2017 nuk ishte qeveri teknike, pasi ishte i njëjti kryeministër. Duhen personazhe të besueshme. Kaq është thelbi i kërkesës. Pretendimin e kemi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.'

Sakaq ai parashtroi dhe 3 rrugët me anë të të cilave mund të arrihet qeveria teknike. 

'Mendoj se kjo opozitë duhet të kombioj 3 rrugë, protestë e vazhdueshme, e dyta të behet sakrifica për bashkimin e frymës opozitare në vend dhe e treta duhet të një alternativë opozitare përmes ideve të qarta, përfaqësimit në opinionin publik. Mendoj se suksesi elektoral nuk është i pamundur. Të treja të kombinuara çon drejt suksesit.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spak: 26/11/2024 22:40

    kektuli i salukut , po ju vjen fundi , babezimat e fundit te hajduterve mashtruesve te kombit

    Përgjigju
  • Eri: 26/11/2024 22:31

    Qëllimin për të mërzitur qytetarët po. Kjo përkthehet në humbje për ju dhe plus për qeverinë. Jeni të mbaruar, Flamuri që flet si gagaç para kamerave, s’di të lidh dy llafe për qëllimin e protestës. Pastaj kur flet si horr, aty i zgjidhet gjuha ordinerit.

    Përgjigju
  • Beni: 26/11/2024 20:11

    Ju esht me ju zhduk me rrenje e me fis keni fitu urrejtjen e ter popullit ,do kalbeni ne opozit do e shifnin ver

    Përgjigju
  • Tekniku: 26/11/2024 19:55

    Nuk ka qeveri tekniku pike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë