TIRANE -  Si e sheh mazhoranca tubimin e presidentit Ilir Meta?

Disa nga figurat më kryesore, mes të cilëve ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se nuk kemi nevojë për besëlidhja, deklaratë e bërë nga Lezha në ceremoninë e 576-vjetorit të besëlidhjes së Lezhës. Ndërkohë Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se kjo është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Koçi: Meta është bashkuar me barbarët antishtet të Saliut për të rrëzuar Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta ka thirrur të gjithë qytetarët në një protestë kundër qeverisë, pasi e akuzon kryeministrin Edi Rama për 'grusht shteti'. Me rastin e tubimit, ka reaguar edhe zv. ministri i Drejtësisë, Petro Koçi.

Ai është shprehur se Kushtetutën e ka shpëtuar në 22 nëntor të vitit 1998 nga të gjithë barbarët antishtet të Sali Berishës, ish-kryeministrit shqiptar.

Zv. ministri i Drejtësisë ka shtuar se Meta është bashkuar me ata, pra PD-në për ta rrëzuar atë.

Postimi i plotë:

Këtë Kushtetutë mezi e kam shpëtuar nga barbarët antishtet të Saliut në 22 Nëntor 1998, kur drejtoja Rendin.
Meta është bashkuar me ata barbarë për ta rrëzuar!

Ora 12:13
Lleshaj mesazh Metës nga Lezha: Nuk kemi nevojë për një Besëlidhje të re (VIDEO)

Lezha ka përkujtuar 576-vjetori i Besëlidhjes së princave Shqiptar një nga momentet më të rëndësishme historike të periudhës së Skënderbeut.Në aktivitet e organizuara nga bashkia për këtë datë të rëndësishme, ishin të pranishem zyrtar lokal e qëndror, historian dhe qytetar të shumtë.Fillimisht u ngrit flamuri dhe u bënë homazhe pranë obeliskut të Besëlidhjes.

Më pas veprimtaria u zhvendos në pallatin e Kulturës.Duke ju referuar tubimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, në fjalen e tijë Ministri i Brendshem Sander Lleshaj tha se nuk kemi nevoje për Besëlidhje të re, ndërsa në të njejtin linje ishte edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

“Do të doja që sot në këtë ditë, që është unike dhe duhet të ngelet e tillë, e pakonkurrueshme, të them që ne si shqiptarë nuk kemi nevojë besoj unë për Besëlidhje të reja! Ajo që kemi nevoje ne është që të ruajmë Besëlidhjen e vjetër, sepse jo sa herë kemi hall duhet të bëjmë besëlidhje të reja, mbi parime të reja", tha Lleshaj.

Historiani Pëllumb Xhufi foli për rëndësine e Besëlidhjes së Lezhës dhe kontributin e dhënë nga Gjergj Kastrioti. Në përkujtim të 576-vjetori të Besëlidhjes së Lezhës u organizua program artistik me motive patriotike.

Ora 10:10
Protesta e Metës, Spiropali: BesëLikja, klithma e zullumit që zien nga Reforma në Drejtësi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta që ftoi sot shqiptarët të bashkohen në protestën e pasdites, teksa kujtoi 1444 dukë bërë thirrje për një 'Besëlidhje të re me Pranverën Kuqezi'. Por Spiropali thotë se kjo është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.

"BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane" shkruan ministrja.