Protesta e punonjësve të naftës, reagon Bankers: Po përdoren për presion, kompania Tosk Energji shkeli kontratën

Pas protestës nga punonjësit e rafinerisë së Ballshit, të cilët denoncojnë se nuk kanë marrë rrogat e tyre dhe janë papunë si pasojë e ndërprerjes së punës në rafineri, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga kompania naftënxjerrëse Bankers Petroleum. Në një deklaratë për mediat, Bankers bën me dije se punonjësit po përdoren si presion ndaj kompanisë. Më tej, kompania sqaron se është kompania Tosk-Energji që ka shkelur termat e kontratës duke vonuar pagesat. Punonjësit e rafinerive protestojnë pasi sipas tyre puna në rafineri është ndërprerë për shkak të prishjes së kontratës mes Bankers dhe Tosk Energji

Deklarata e plotë e Bankers Petroleum:

Bankers Petroleum Albania është informuar përmes medias mbi protestën e punonjësve të kompanisë Tosk Energji, të cilët pretendojnë se puna në rafineri është ndërprerë si pasojë e mos-furnizimit me naftë bruto.

Duke qenë tërësisht mirëkuptues me punonjësit, Bankers dëshiron të informojë opinionin publik se ka qenë gjithnjë bashkëpunues me kompaninë Tosk-Energji për të mbajtur në punë rafinerinë, pasi është e rëndësishme për jetesën e banorëve të Ballshit.

Me keqardhje, vëmë re se punonjësit janë duke u përdorur si presion kundrejt kompanisë Bankers kur në fakt është pikërisht Tosk Energji që ka dështuar në përmbushjen e termave të kontratës dhe në mbajtjen e një marrëdhënieje korrekte ndërmjet dy bizneseve.

Përgjatë vitit 2018, kompania Tosk Energji ka shkelur shpeshherë kontratën duke vonuar pagesat dhe tërheqjen e naftës nga depot e Bankers. Në disa raste, Tosk nuk ka paguar për sasitë e naftës së dakordësuara në kontratë çka ka krijuar vështirësi serioze për Bankers në zhvillimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke akumuluar stoqe të mëdha nafte dhe duke shkaktuar kosto shtesë.

Por megjithë problematikat përgjatë vitit 2018, Bankers sërish pati vullnetin e mirë për të nënshkruar një kontratë për vitin 2019, duke vlerësuar rëndësinë që kjo rafineri ka për zonën e Ballshit.

Prandaj, që prej Tetorit 2018, Bankers filloi negociatat me Tosk Energji për të nënshkruar një kontratë të shitjes së naftës së papërpunuar për 2019, por Tosk abuzoi me vullnetin e mirë të Bankers, luajti lojëra në negociata, duke pretenduar për të marrë naftë bruto me çmim shumë më të ulët se çmimi i tregut, apo edhe pa pagesë.

Aktualisht, nuk ka asnjë kontratë shit-blerjeje për vitin 2019 ndërmjet Tosk Energji dhe Bankers, sepse Tosk, gjatë tre muajve të fundit, ka refuzuar në mënyrë të pandershme ofertat e vazhdueshme të Bankers për vitin 2019.

Megjithatë, Bankers vijon të mbetet i përkushtuar dhe i hapur për të gjetur një zgjidhje në përputhje me ligjet, konkurrencën e lirë të tregut dhe në dobi të të gjitha palëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/01/2019 12:19

    Fajtor per mos pagesat e naftetareve nuk qenka Bankersi por Tosk energy . Politika shquptare ka kryer krim shteteror me privatizimet dhe kncensionet e naftes . Vijne te huajt dhe tallen me padurine publike . Krijimi i SPAKU t po pritet me padurim nga populli per krimet qe kane kryer kunder popullit shqiptar , te cilat vazhdojne dhe sot me PPP e timonierit . Gjygj popullor oer antishquptaret e politikes dhe kush eshte fajtor te shkoj ne Rec e mos dali me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur