Ndërsa, studentët prej disa ditësh tregohen të vendosuar në qëllimin e tyre për plotësimin e 8 kërkesave të parashtruara pëe përgjysmimin e tarifave, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në universitete, kushte këto pa plotësimin e të cilave nuk pranojnë të dialogojnë me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla në lidhje me këto zhvillime ka folur ditën e sotme analisti dhe pedagogu Roland Lame.
Teksa analizoi situatën e krijuar ditëve të fundit me protestën e zhvilluar nga studentët, analisti Roland Lami foli në studion e Report Tv, duke e quajtur protestën e studentëve spontane ,dhe se sipas tij ajo lidhet me mllefin dhe humbjen e besimit të të rinjve sot në klasën udhëheqësë politike të të gjitha krahëve.
Në një lexim makro, më thellë se kaq fshihet një lloj, zhgenjimi që kanë të rinjtë në lidhje me vendin ku ata jetojnë. Jo rastësisht sondazhet, aplikimet në llotari në vendet azilkërkuese është rritje të atyre vendeve. Nuk lexojnë prespektivë as tek klasa polike qoftë ajo në pushtet apo ajo në opozitë, nuk shohin prespektivë tek institucionet që janë ndërtuar këtu për të menxhuar problemet e tyre.
Roland Lame, analist
Ndërkohë, duke komentuar, refuzimin e studentëve dhe pamundësinë e gjetjes së rruges për hyrjen e mundshme në një dialog për plotësimin e kërkesave të tyre, analisti Lami thotë se kjo ka ndodhur për shumë arsye. Sipas studiuesit Roland Lami, kërkesat e parashtrura në tetë pika nga ana e studentëve janë të gjitha të karakterit ekonomik dhe për këtë arsye ata nuk zgjidhin realisht problemin cilësor që ka arsimi sot dhe për të cilën shqetësohen studentët .
Po të shikosh, kërkesat që kanë parashtruar studentët janë kryesisht të karakterit ekonomik , po a e zgjidhin këto problemin cilësor që arsmi sot?E zgjidhin këto çështjen e teksteve? E zgjidhin këto përmirësimin e ofertës akademike, që i përshtatet më shumë tregut. Në thelb plotësimi i këtyre kërkesave, nuk do çonte në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në universitet të studentëve. Kushdo që gjykon ftohtë, çështje të karakterit financiar, nuk kanë të bëjnë fare me përmbajtjen, ku realisht studentët sot prandaj janë aty në protestë. Çështja shtrohet ose kemi kanalizim të gjitë enegjive pozitive të studentëve në një drejtim të gabuar që realisht nuk do të sjellë asgjë në lidhje me shqetësimin e tyre për universitetin , ku diploma e tyre të marrë vlerën që merr në treg.
Roland Lame, analist
Këtë të hënë, Kryeministri Edi Rama në ditën e shtatë të protestës përmes një dialogu virtual në Facebook, u përpoq të hapte një kanal komunikimi me studentët protestues ndërsa paraqiti disa propozime konkrete duke tejkaluar në disa raste edhe vetë kërkesat e studentëve për arsimin.