Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, tha në emisionin “Përballë” në RTSH se qeveria është e gatshme të plotësojë kërkesën e studentëve për uljen e tarifave që në fillim të vitit të ardhshëm. “Tarifat, që nga 1 janari. Rritjen e subvencionimit nga ana e qeverise që shkon rreth 15 milion dollarë, jemi të gatshëm ta bëjmë menjëherë”, u shpreh Ahmetaj.
Më herët ishte kryeministri Edi Rama i cili premtoi nga bashkëbisedimi me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës përgjysmimin e tarifëssë studimeve me 50% nga janari i vitit të ardhshëm (Lexo këtu).
Sa i përket rritjes së buxhetit për arsimin në 5% të PBB, Ahmetaj tha se plotësimi i kësaj kërkese kërkon kohë. “Është e mundur, por 5% kërkon kohën e vet ndër vite”, tha Ahmetaj, ndonëse nuk pranoi se premtimi i PS për ta çuar buxhetin për arsimin 5% të PBB, parashikonte përmbushjen brenda 1 mandati qeverisës.
Ahmetaj komentoi edhe kthimin e Buxhetit 2019 në parlament nga Presidenti i Republikës. “Presidenti ka bërë edhe politikë me atë kthim sepse nuk ka nevojë të kthehet buxheti. Janë instrumentat që na japin mundësi që ne të akomodojmë kërkesat e studentëve”, tha ministri Ahmetaj në RTSH.
Z Minister dorehiqu dhe kerko pune si aresimtar i anglishtes.
Përgjigjuore ne nje vit 960milion euro zhduken nga buxheti i shtetit ku shkojne ? kush i shperdoron ? me sakte kush i vjedh? ja ku jane parate per arsimin!!! vidhni si miu jo si ariu !
PërgjigjuAhmetaj dora hajduterise e Rames
Përgjigju