Protesta e studentëve për tarifat, Rama: Nikolla u ka kërkuar universiteteve të rishikojnë VKM-në

Protesta e studentëve për tarifat, Rama: Nikolla u ka kërkuar universiteteve të rishikojnë VKM-në

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka sqaruar me anë të një postimi në Twitter përmes 5 pikave, të gjitha pretendimet e atyre studentëve që bojkotuan auditoret dhe protestuan përpara Ministrisë së Arsimit për tarifën e lëndëve të mbartura dhe tarifën e studimeve. Kreu i qeverisë ka renditur faktet lidhur me protestën prej dy ditësh dhe paralajmërimet e studentëve për të bojkotuar masivisht auditoret nga dita e nesërme. 

Kreu i qeverisë sjell në vëmendje se tarifat e studimeve përcaktohen nga universitetet dhe jo nga Ministria e Arsimit, duke shtuar se që nga viti 2014 nuk është rritur asnjë tarifë. Megjithatë, shton Rama, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka kërkuar nga universitetet që të rishikojnë VKM-në mbi tarifat e studimeve. Sa i takon tarifës së mbetësve, Rama kujton se efekti i saj nis nga viti tjetër. 

Postimi i Ramës:

Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s'i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s'është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM

Postimi i Ramës nw Twitter

Prej dy ditësh studentët e Universitetit Politik, më konkretisht degët e inxhinierisë dhe arkitekturës, të cilët iu bashkuan edhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, protestojnë kundër vendosjes së tarifave për lëndët e mbartura dhe pagesën me këste të tarifës vjetore të studimeve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pupu: 05/12/2018 23:32

    I ofendoi nje here dhe tani u terhoq. Gabim z. Kryeminister. Palet degjohen nje here pastaj komentohen.keshtu vepron nje burre shteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit