BELGJIKË - Komuniteti shqiptar i Belgjikës protestoi këtë të premte në Bruksel kundër shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, diskriminimit dhe aparteidit ndaj Shqiptarëve të Maqedonisë dhe kërkon ndërhyrjen e instancave ndërkombëtare për të parandaluar një luftë të re të mundshme në Ballkan.

Protesta në Bruksel do të filloi rreth orës 13:30 në Place du Luxembourg, afër selisë së Parlamentit Evropian. Programi i protestës u prezantua nga aktori shqiptar Vildan Maksuti.

Në protestë mësohet se ka marrë pjesë edhe deputeti i parë Shqiptar në Belgjikë Amet Gjanaj, i cili është kryetari i Shoqatës Albabel përmes se cilës zhvillohet shkolla shqipe Vatra, grupi i valleve Vatra dhe qendra kulturore Vatra në Bruksel.

Komuniteti shqiptar në Belgjikës kërkon gjithashtu rigjykimin e çështjes së vrasjeve të shumëfishta që çoi në dënimin e përjetshëm të 6 Shqiptarëve të pafajshëm dhe nxiti Shqiptarët që të ngrihen në këmbë për të protestuar në qytete të ndryshme të Maqedonisë dhe të botës”, thuhet në reagimin e Komunitetit shqiptar të Belgjikës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com