TIRANE- Gjimnazistët e shkollës “Çajupi” kanë bojkotuar sot mësimin në shenjë proteste ndaj drejtorit të shkollës.

Sipas nxënësve Vladimir Bodeci ka vënë në regjistër vërejtje disiplinore, thyerje të notës në dispilnë për gjimnazistët të cilët të enjten dhe të premten e kaluar bojkotuan shkollën për tju bashkuar protestës para kryeministrisë për t’i thënë "jo armëve kimike”.

Kjo mund të ndikojë tek maturantët pasi rrezikojnë të mos hyjnë në provimet e maturës. 

Sot paradite nxënësit në oborrin e shkollës thërrisnin “E duam, shkollën pa politikë” dhe nuk pranuan të hynin në mësim. Nga ballkoni i shkollës, drejtori i bëri thirrje nxënësve të hyjnë në shkollë dhe sqaron se asnjë nxënës nuk i është dhënë masa thyerje e notës në sjellje, por i është dhënë vetëm një vërejtje disiplinore.

Nxënësit thonë se dolën në protestë për të mbrojtur një të  drejtë të tyre.

Drejtori tregon çfarë ka ndodhur
“Ishte dita e protestës. Ne si drejtori nuk e denim protestën dhe prisnim të hynin në mësim. Nuk është veprim politik, por disiplinor. Është një veprim që ka të bëjë me disiplinën e shkollës.  Do e rishohim. Unë i kam kërkuar që në protetë të mos shkonin paradite por pasdite. Pasdite isha gati edhe unë të shkoja bashkë me nëndrejtoreshën. Ne i lajmëruam të kthehen, shumica pranuan, ndërsa ata që u larguan ishin të paktë. Ishte një numër relativisht  i vogël. Asnjë nxënësi nuk i është thyer nota në sjellje. Masat do tërhiqen”- tha Vladimir Bodeci në një prononcim për gazetarin Arsen Rusta për A1 Report.

NXENESIT KUNDER DREJTORIT
Por mesaduket, masa disiplinore ishte veprimi i fundit, i një sërë veprimesh të tjera, të cilat drejtori kishte ndërmarrë ndaj nxënësve të tij.
Ata i kanë dërguar drejtorit një peticion ku renditin një sërë pakënaqësish që ata kanë përveç veprimit që drejtori ndërmori javën e kaluar.
“Ka dy vjet ne këtë shkollë dhe nuk lejon të dalim jashtë shkollës të marrim ushqim. Këtu brenda nuk ka ushqim. Drejtorit  i kemi dërguar një letër, ai s’e ka pranuar. Nëse futesh në shkollë në orën 08:00  është e pamundur të dalësh edhe nëse je i sëmurë. Ai nuk pranon të komunikojë me ne.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)