Në Lezhë, një grup nxënësish bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugët e qytetit. Ata thyen xhamat e shkollave “Hydajet Lezha”, “Kolin Gjoka” dhe shkollës jo publike “Rragaçionistët”. Po ashtu, janë dëmtuar kangjella dhe tabela përgjatë rrugëve. Policia ka shoqëruar një person.
Ndërkohë protestuesit kanë qëlluar me gurë efektivët e policisë, ku aksidentalisht ka mbetur i lënduar një i mitur.
Lajmi kryesor:
Pas 7 orësh betejë me gurë e gaz, lëvizje surprizë te protestuesit, ndalin sulmet ndaj policisë me përqafime e ujë. Po çfarë do të ndodhë të shtunën?
Kanë vijuar protestat në Lezhë, ku një protestues i ri ka mbetur i lënduar.
Sipas të dhënave deri tani edhe një grua dhe një vajzë kanë marrë plagë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Kjo për shkak të gurëve që u janë hedhur aksidentalisht.
-
Ja dhe fshataret qe me pretekstin e rradhes, sduan mesim.
Përgjigju





Komente
Komento