Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski reagon për protestat e dhunshme të mbajtura si revolt e dënimit me burgim të përjetshëm ndaj 6 shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e 5 maqedonasve 2 vjet më parë.
Ai tha se po i ndjek me vëmendje zhvillimet në vend, por ai ka theksuar se ekzistojnë organizata të caktuara dhe individë që ditëve të fundit po tentojnë të ‘hedhin benzinë në zjarr’, për të realizuar axhendat e tyre.
“Njerëzit e tillë që e bëjnë këtë sigurisht se nuk punojnë për interest e maqedonasve, por as edhe të shqiptarëve, por edhe as edhe për interest e të gjithë të tjerëve që jetojnë në Maqedoni. Ata as që edhe punojnë në interes të krishterëve apo myslimanëve. Ata po vazhdojnë axhendën e tyre. Sido që të jetë, ne si shtet, si institucione kemi kapacitet për t`u ballafaquar me këta apo edhe me situata të tjera”, theksoi Gruevski.
Ai nënvizoi se protestat e qeta dhe ku qytetarët shprehin kërkesat e tyre kontribojnë në demokraci, por protesta ku përdoret dhuna, nuk mund të përkrahet.
Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë shumë profesionale ka kryer detyrën dhe është ballafaquar me protestat ditëve të fundit dhe se sipas tij, nuk do të lejohet eskalimi i tyre. I pyetur se a ka biseduar në këtë temë me partnerin e koalicionit Ali Ahmetin e BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), Gruevski shtoi se kontaktet me partnerin e koalicionit janë të përditshme. (IBNA)
/Shqiptarja.com

VIDEO