Ersli Selimi, një i ri që i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit, thotë për Report Tv se të rinjtë përballen me mungesën e vendeve të punës, pagat e ulëta dhe koston e lartë të jetesës. Ai kërkon edhe ndryshimin e klasës politike.

“Dal të protestoj sepse për të rinjtë që sapo dalin nga shkolla nuk ka vende pune. Kam studiuar administrim biznesi, kam filluar punë, por inflacioni dhe rrogat që janë në Shqipëri nuk përputhen me kostot e jetesës. Sapo del nga universiteti, të kërkojnë 3 vite eksperiencë. Ose e nis me rrogën më të ulët. Kërkesat janë të dish dy-tre gjuhë të huaja, të kesh shumë eksperiencë, ndërkohë që rroga që merr është shumë minimale dhe nuk mbulon kostot e jetesës. Të shkosh në market është njësoj si të porosisësh online, që më parë kishte një diferencë shumë të madhe. PD duhet të riorganizohet ose të ndryshojë komplet dhe të krijohet një parti e re me njerëz të rinj që mund të na përfaqësojnë ne. Duhet të dalë një politikë e re”, thotë i riu.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protestuesit sulm me gurë Ministrisë së Arsimit dhe efektivëve, ndërhyhet me gaz lotsjellës! Policia heq ‘barrierën’ me kangjella nga rruga