Protesta kundër maskave para Kryeministrisë, 15 të proceduar

Protesta kundër maskave para Kryeministrisë, 15 të proceduar

 

TIRANË- 15 të proceduar! Është ky bilanci i policisë së shtetit, pas protestës që organizuan ditën e djeshme një grup qytetarësh kundër vendosjes së maskës me detyrim. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare për Shqiptarja.com.

"Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, filloi procedimi penal ndaj 15 shtetas, pasi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë organizuar dhe protestuar në kundërshtim me masat anti-covid. Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit”, njofton policia.

Tubimet në kohë pandemie janë të ndaluara sepse janë një rrezik serioz për përhapjen e virusit, por kjo nuk i ndali një grup protestuesish që “nuk besojnë në ekzistencën e COVID” të mblidhen përpara Kryeministrisë. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të uniformave blu, ato nuk u tërhoqën. Mes protestuesve ishte edhe Altin Goxhaj dhe Sazan Guri. Qytetarët e mbledhur hoqën  maskat e tyre dhe më pas i digjnin në një kazan në shenjë proteste.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë