Drejtuesi i politik i PD në Qarkun e Lezhës, Mark Marku ka dalë në mbështetje të banorëve të fshatit Thirrë të Mirditës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit, pasi do të sjellë shkatërrim mjedisor dhe të burimeve ujore të zonës. Mark Marku tha se burimet natyrore të zonës duhet të shfrytëzohen nga vetë banorët dhe në rast ndërtimi duhet të bëhet me konsensusin e tyre.
“Burimet natyrore duhet të shfrytëzohen nga banorët e zonës ose me konsensus të tyre. Personalisht, si drejtues politik i qarkut Lezhë dhe gjithë kandidatët e Partisë Demokratike janë plotësisht në mbështetje të banorëve të zonës”, tha Marku
Banorët e fshatit Thirrë të Mirditës kanë zhvilluar disa prostata duke bllokuar Rrugën e Kombit pasi kundërshtojnë ndërtimin një HEC-i dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Ata shprehet se nuk janë dakord me ndërtimin pasi dëmtojnë mjedisin dhe shkatërrojnë burimet ujore të zonës, ndërsa hedhin akuza se firmat e tyre janë falsifikuar sikur ata kanë qenë dakord me ndërtimin e tyre. Për protestën e zhvilluar ditën e djeshme u arrestuan 4 persona, mes tyre edhe organizatori i protestës, ndërsa 30 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.
Lajmi kryesor:
Protesta kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit në Thirrë të Mirditës, 4 të arrestuar, mes tyre edhe organizatori! Ilir Meta: Të ndalet masakra ekologjike
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
53.9%
-
JO
40.4%
-
NUK E DI
5.6%
Vota total: 2883
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Yuri Kim bën bashkë politikën shqiptare në ceremoninë për 246-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Të nxisim njëri tjetrin për t'i dhënë formë historisë
2 Korrik, 13:36
-
Meta dekoron Kapedanin e Dukatit, Dervish Aliu
2 Korrik, 09:32
-
Plagosja e 51-vjeçarit me 5 plumba në Mirditë për shkak të konflikteve të vjetra! Arrestohet autori, ndalohet edhe vëllai binjak, e ndihmoi të fshihej
2 Korrik, 08:05
-
Mirditë/ Të shtëna me armë zjarri në Fan pranë Rrugës së Kombit, plagoset 51-vjeçari me precedent të mëparshëm penal! Autorët në kërkim
1 Korrik, 22:26
-
FOTO +VIDEO/ 246-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, në ceremoninë festive i pranishëm Meta dhe presidenti i sapozgjedhur Begaj! Priten nga Yuri Kim
1 Korrik, 22:16
-
Berisha i ‘rrit’ pazarin Metës për koalicionin dhe ‘prova e forcës’ me SHBA
1 Korrik, 18:51
-
Telefonatat e Arjan Ndojës me Vangjush Dakon, Redian Kralin e Kavajës, avokatin e Metës (Veleshnja), avokati Skënder Demiri dhe burrin e gjyqtares Margjeka
1 Korrik, 16:06
-
Meta vlerëson me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ studiuesin Aurel Plasari
1 Korrik, 15:48
-
Nuk pranoi t’i tregonte policit rrugor dokumentet e makinës, arrestohet 20-vjeçari në Fier
1 Korrik, 13:05
-
Festa Kombëtare e Egjiptit, Ilir Meta shfaqet i qeshur krah ambasadores Yuri Kim
30 Qershor, 22:56
-
Partitë politike, protestat dhe modeli që duhet të kenë!
30 Qershor, 15:53
-
Meta takon delegacionin e KiE-së: Në fokus të bisedimeve, domosdoshmëria e hapjes sa më parë të negociatave të anëtarësimit në BE
30 Qershor, 11:46