Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti TID, kanë protestuar sot përpara dyerve të bashkisë duke kërkuar sqarim mbi një listë të afishuar online ku bëhet me dije shembja e disa pallateve me qëllim zgjerimin e rrugës në lagjen “Hajdar Demiri”.
Banorët janë përplasur me forcat e policisë dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të bashkisë, ku po zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak. Ata kanë qëlluar dhe me vezë në drejtim të godinës ndërsa i janë vënë pas duke e sulmuar këshilltarin bashkiak Alfred Mullaraj. Policia ka shoqëruar disa prej protestuesve në polici, pavarësisht rezistencës së tyre.
Pas shumë debateve në mbledhjen e këshillit bashkiak, është lejuar që brenda të futet një qytetare si përfaqësuese e banorëve për problemin. Qytetarja u përplas me një prej anëtareve të PS-së, teksa kjo e fundit i kërkoi që të fliste kur të vinte radha e pikës 13-të për tu shqyrtuar. Bëhet fjalë për projektvendimin për dhënien e bonusit të qirasë për familjet që shpronësohen dhe u janë prishur banesat në kuadër të projektit TID.
Nga ana tjetër, anëtarët e opozitës, braktisën mbledhjen për t’iu bashkuar jashtë protestuesve. Ndërkohë mbledhja u ndërpre për disa sekonda dhe më pas rifilloi përsëri pasi u plotësua numri i anëtarëve të nevojshëm për të votuar. Mirëpo, shqyrtimi i pikës 13-të të rendit të ditës është kaluar për në mbledhjen e radhës.
Qytetarët janë përplasur gjithashtu dhe me drejtuesin e IMT-së në Durrës llir Ngresi. Këtij të fundit qytetarët i kanë marrë dosjen nga duart. Dosjen më pas e ka marrë inspektori Gëzim Hidri, i cili u konfliktua dhe fizikisht me një qytetar.
Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh.
Lajmi në përditësim...
Gjatë protestës së qytetarëve të Durrësit lidhur me projektin TID, një përplasje e dhunshme është regjistruar dhe me drejtuesin e IMT në Durrës Ilir Ngresi.
Ky i fundit gjatë kohës që bisedonte me qytetarët, është përballur me revoltën e tyre për bonusin e qirasë që do të marrin banorët nga bashkia pasi t’iu shemben shtëpitë për realizimin e projektit. Njëri prej qytetarëve i ka marrë dosjen Ilir Ngresit nga duart. Dosjen më pas e ka marrë inspektori Gëzim Hidri, i cili u konfliktua dhe fizikisht me një qytetar.
Pas shumë debateve, një përfaqësuese e banorëve të Durrësit është lejuar për tu futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Durrës. Flutura Kasa, anëtare e PS-së ka debatuar me banoren duke i kërkuar që të mos flasë deri sa t’i vijë radha për shqyrtim pikës së 13-të.
Sakaq, anëtarët e PD-së kanë kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar në polici.
“A do vazhdojmë me këtë logjikën tuaj, që njerëzit protestojnë me të drejtat e tyre dhe ju i çoni në polici? A ka mundësi të ndërhyni që ata çunat që i ka marrë policia të lirohen apo ta kthejmë përmbys këtë sallë?”, tha anëtari i PD Dritan Burgija.
Ata kanë braktisur sallën për t’iu bashkuar qytetarëve që po protestojnë për projektin TID. Sakaq, mbledhja tashmë është ndërprerë pasi vetëm me praninë e këshilltarëve të PS-së, nuk plotësohet kourumi.
Policia ka shoqëruar me forcë disa prej banorëve që sot protestojnë në dyert e bashkisë së Durrësit për projektin TID. Mes tyre është dhe Orest Berberi, aktivist i PD-së, i cili është përplasur ashpër me efektivët e policisë.
Komente










JA PASKA FOL DHE FLUTRA SKUTHJA E KESHILLIT QE MERRET ME GRUPER FB TE LULISHTJA ME CA ORDINERA
PërgjigjuPASKA FOL DHE FLUTRA KASA E DURRES MODERN NE FB
Përgjigjuvetem lir paja do kujtohet si djal i mir
PërgjigjuPo luani shume me ndjenjat e ketij populli. Edhe Zoti do ju denoje!
PërgjigjuKu eshte artan shkreli monumenteve qe dilte cdo dy dite proteste ?
Përgjigju