Protesta kundër rritjes së çmimeve/ 84 protestues nën hetim, mes tyre dhe deputeti Edmond Spaho! 6 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Protesta kundër rritjes së çmimeve/ 84 protestues nën hetim,  mes tyre dhe deputeti Edmond Spaho! 6 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Foto nga protesta në Tiranë

TIRANË- 84 persona të vënë në hetim, 6 të arrestuar dhe 1 tjetër në kërkim! Është ky bilanci i Policisë së Shtetit në përfundim të protestave kundër rritjes së çmimeve të cilat u zhvilluan jo vetëm në Tiranë, por edhe u shtrinë në rrethe. Protestuesit akuzohen për bllokim të rrugës si edhe kundërshtim të forcave të policisë. Mes personave të vënë në hetim në Korçë është edhe deputeti i Sali Berishës, Edmond Spaho.

Prej 3 ditësh, vendi është ngritur në protesta kundër rritjes së çmimeve. Protesta ka pasur në Tiranë, por është shtrirë edhe në rrethe të tjera pasi shprehen se rritja e çmimeve nuk ka ardhur si pasojë luftës në Ukrainë, por abuzim nga ana e tregtarëve dhe kompanive të mëdha të karburanteve.

Si rrjedhojë, kryeministri Edi Rama njoftoi ngritjen e një Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, ku tha se kjo do të ndihmonte që çmimet e vendosura të ishin transparente, por pavarësisht kësaj, protestat nuk janë ndalur ku sot është njoftuar një protestë kombëtare në 11:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
Protesta kundër rritjes së çmimeve, 24 persona të vënë në hetim në Durrës

1647078485_Screenshot2.jpg

Në qytetin e Durrësit, 24 protestues janë vënë në hetim. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për 5 vepra penale.

"Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 11 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, proceduan penalisht për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë", kryer në bashkëpunim, shtetasit:

- A. B., 32 vjeç, E. Sh., 33 vjeç, Sh. M., 26 vjeç, F. A., 35 vjeç, L. H., 26 vjeç, B. A., 30 vjeç, S. S., 20 vjeç, O. Sh.,26 vjeç, K. L., 22 vjeç, A. L., 25 vjeç, F. B., 36 vjeç, B. T., 35 vjeç, E. B., 31 vjeç, E. B., 22 vjeç, F. H., 32 vjeç, E. M., 18 vjeç, M. B., 39 vjeç, A. Xh., 39 vjeç, D. H., 33 vjeç, G. L., 18 vjeç, E. V., 33 vjeç, P. D., 49 vjeç, E. M., 22 vjeç, A. N., 35 vjeç", njofton Policia.

Ora 09:42
5 persona të vënë në hetim në Dibër, Policia: Bllokuan rrugën kryesore urbane ‘Antipatrea’

1647073333_Diber.png

5 protestues janë vënë në hetim në Dibër pasi sipas Policisë kanë bllokuar rrugën gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat proceduan penalisht për veprat  penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", shtetasit: A.A., 30 vjeç, A.R., 29 vjeç, E.Z., 32 vjeç, B.M., 28 vjeç dhe R.D., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar rrugën kryesore urbane "Antipatrea".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit”, thotë policia.

Ora 09:22
Protesta kundër rritjes së çmimeve, 6 persona nën hetim në Tiranë

Gjashtë persona janë vënë nën hetim në Tiranë, pasi iu bashkuan dje protestës kundër rritjes së çmimeve.

Sipas policisë ata akuzohen për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", kryer në bashkëpunim.

Kanë nisur hetimet për: E. D., 33 vjeç, R. R., 25 vjeç, B. M., 19 vjeç, L. Xh., 29 vjeç, A. S., 30 vjeç dhe B. M., 20 vjeç.

Ora 09:21
Protesta kundër rritjes së çmimeve në Dibër, arrestohen 5 persona, 16 nën hetim

Pesë persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë vënë nën hetim në Dibër, pasi morën pjesën në protestën e një ditë më parë kundër rritjes së çmimeve.

Janë arrestuar për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik",  "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik",  "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit"," Organizimi apo pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme": Sh. GJ., 43 vjeç, L. P., 28 vjeç, N. A., 40 vjeç, B. A., 60 vjeç, K. T., 25 vjeç.

Si dhe filloi procedimi penal për: B. D., 44 vjeç, Sh. D., 42 vjeç, A. Sh., 31 vjeç, O. D., 22 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, Z.Ç., 58 vjeç, Y. L., 25 vjeç, L. L., 31 vjeç, M. S., 40 vjeç,  M. Ç., 45 vjeç, E. L., 37 vjeç,  Sh. T., 40 vjeç, L. A., 26 vjeç, B. C., 40 vjeç, S. Gj., 37 vjeç, Y. R., 23 vjeç,  si dhe u shpall në kërkim shtetasi I. L., pasi këta shtetas me datë 11 dhe 12 mars,  kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar aksin rrugor  Bulqizë-Peshkopi.

 

Ora 09:20
Protesta kundër rritjes së çmimit, 10 protestues në hetim, 1 i arrestuar në Lezhë

10 protestues janë vënë në hetim në Lezhë dhe 1 tjetër është arrestuar. Policia e Lezhës njofton se këta protestues janë bllokuar rrugën dhe janë kundërshtuar efektivët e policisë.

“Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në rrugën Lezhë-Shkodër,  arrestohet  në flagrancë 1 shtetas, si dhe procedohen penalisht 10 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë për veprat  penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në protestë të paligjshme ", “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë shtetasin Gj.Gj., banues në Lezhë, si dhe proceduan penalisht shtetasit E.L., K.Sh., K.Ll., F.Ll., E.Ll., A.N., L.N.,L.Gj.,G.K.,dhe  D.F., pasi në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit" kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Lezhë-Shkodër duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes”, njofton Policia.

Ora 08:29
Protesta kundër rritjes së çmimeve në Korçë, në hetim 10 persona! Policia: Bllokuan rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e efektivëve

1646990547_1646986865KORCE.jpg

Protesta kundër rritjes së çmimeve ka pasur edhe në Korçë, ku në përfundim të saj policia ka vënë në hetim 10 persona.

“Penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të zhbllokuar rrugën, procedohen penalisht 10 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për shtetasit E. S., 63 vjeç; O. P., 16 vjeç; E. J., 26 vjeç; E. D., 43 vjeç; M. G., 32 vjeç; M. S., 18 vjeç; M. B., 42 vjeçe; Xh. Xh., 24 vjeç; Y. P., 29 vjeç dhe F. B., 21 vjeç.

Këta shtetas ditën e djeshme, janë organizuar dhe kanë zhvilluar një protestë në hyrje të qytetit të Korçës, e cila më pas ka kaluar edhe në zona të tjera të qytetit, ku kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe gjatë thirrjes së policisë për zhbllokimin e rrugës, këta shtetas kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", njofton policia e Korçës.

Ora 08:27
Bllokuar rrugën në Lushnje gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve, vihen nën hetim 13 persona

1646985191_lushnje1.jpg

13 persona janë vënë në hetim pasi gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve bllokuar rrugën në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit". Report Tv mëson se janë proceduar penalisht A. Ç., 30 vjeç; F. T., 49 vjeç; S. Rr., 50 vjeç; Sh. Z., 52 vjeç; Sh. S., 55 vjeç, B. Gj., 47 vjeç; S. V., 51 vjeç; B. S., 34 vjeç; B. K., 49 vjeç; K. K., 22 vjeç; S. K., 67 vjeç; A. T., 65 vjeç; R. H., 35 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 12/03/2022 09:32

    Bravo policia,demostruesit te hetohen, te burgosen, dhe familjet tju internohen . Si ka mundesi ne vendin me cilesine e jeteses me te larte ne bote te ndodhin te tilla gjera? Policia dhe shteti qe duam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen