Lleshaj: Thirrje për kryengritje! Organizatorët goditën rendin kushtetues të vendit (VIDEO)

Një protestë e dhunshme, e paligjshme, e rrezikshme dhe që goditi deri në rendin kushtetues të vendit. Kështu u shpreh një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës, ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, teksa doli në një deklaratë për mediat. Duke bërë një krahasim me tetë protestat e mëparshme antiqeveritare të opozitës, këtë radhë -tha Lleshaj - pati më tepër dhunë, dhe më shumë persona të maskuar që nxitën dhe realizuan akte dhune. Zhvendosjen e protestës nga kryeministria, tek Parlamenti, ministri i Brendshëm e quajti një mënyrë tinëzare të organizatorëve që lejen në polici e kishin marrë për tubim vetëm para kryeministrisë.  

"Protestë e dhunshme e paligjshme dhe e rrezikshme. Ishte një devijim i rëndë nga ligji, pati shumë më pak pjesëmarrës, gjë që përbën një lajm pozitiv se tregon që shqiptarët po kuptojnë se pas kujt nuk duhet të rendin dhe pas kujt duhet të shkojnë. Por pati shumë më tepër dhunë dhe tregon dëshpërimin e organizatorëve. Pati më tepër maska, dhe ndaj solli më tepër dhunë. U zhvendos në mënyrë tinëzare nga kryeministria, drejt parlamentit që ishte i boshatisur, duke krijuar pasaoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën, duke sjellë dëme për biznese dhe mjete", tha ministri.

Thirrje antikushtetuese per kryengritje, sa denohen pjesemarresit dhe organizatoret

Sipas tij, dhuna jo vetëm që nuk u shmang nga opozita, pro organizatorët kishin hartuar plane nga grupe sulmi kundër institucioneve kushtetuese dhe forcave të rendit.  Lleshaj theksoi se veç tentativave për të sulmuar Kuvendin e Shqipërisë pa deputetë, pati thirrje antikushtetuese për kryengritje, revolucion dhe dhunë. E kështu, sipas tij, protesta po kthehet në një problem të rendit kushtetues, ku vetë organizatorët, siç paralajmëroi ministri, nuk do t'i shpëtojnë përgjegjësisë.

"Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurimin e saj, asnjë burim që protesta të zhvillohej brenda kornizës ligjore. Përkundrazi, u pa qartë se nga organizatorët, ishin marrë masa për të hartuar plane sulmi nga grupe sulmi për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese dhe forcave të rendit. Pati thirrje antikushtetuese për kryengritje revolucion, dhunë. U përdorën lëndë të ndaluara shpërthyese. Përshkallëzimi i protestës po e zhvendos nga një problem i rendit publik në një problem të rendit kushtetues, organizatorët dhe pjesëmarrësit mund të përballen me akuza që kanë të bëjnë me cënimin dhe sulmet e organeve kushtetues të vendit. Kjo protestë nuk po godet qeverinë, madje e forcon atë. Po godet shtetin shqiptar, imazhin e tij dhe perspektivë euroatlantike", tha Lleshaj.

Por sa vite burg mund të rrezikojnë pjesëmarrësit në veprimet e dhunshme, dhe organizatorët nëse policia ngre akuzën e për krime kundër rendit kushtetues, e konkretisht për thirrjet për kryengritje, siç ministri Lleshaj u shpreh.

Neni 221 për kryengritjen dënon deri në 25 vite burg personat që ushtrojnë dhunën, dhe me burgim të përjetshëm udhëheqësit dhe organizatorët

Neni

"Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të përmbysur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme dënohet me burgim të përjetshëm".

"Shume me pak pjesemarres, shqiptaret po kuptojne se pas kujt duhet te shkojne"

Një ndryshim tjetër nga protestat e mëparshme të opozitës, ishte dhe pjesëmarrja e ulët në tubim, që për Lleshajn ishte një lajm i mirë: "Pati shumë më pak pjesëmarrës, gjë që përbën një lajm pozitiv se tregon që shqiptarët po kuptojnë se pas kujt nuk duhet të rendin dhe pas kujt duhet të shkojnë".

"Do gjejme origjinen nga erdhen mjetet e ndaluara pirroteknike"

Pas falenderimeve për qytetarët, që janë distancuar nga dhuna, dhe thirrjes për ta braktisur atë edhe më tej, Lleshaj u ndal tek efektivët e policisë. Disa prej tyre mbetën të plagosur, nga një tjetër shkelje e rëndë e ligjit nga ana e opozitës. Protestuesit ishin të pajisur me mjete piroteknike, kapsollë, shashka e tymuese, çka solli edhe dëmtime me djegie në fytyrë të efektivëve që ishin në rreshtat e parë të sigurisë në mbrojtje të institucioneve. Puna e policisë dhe autoriteteve ligjzbatuese në vijim do të jetë ndër të tjera edhe për të zbardhur se nga janë marrë këto mjete ilegale, pasi në Shqipëri pak para nisjes së këtij viti janë të ndaluara.

"Mjetet piroteknike janë të futura në mënyrë ilegale dhe të përdorura në mënyrë ilegale kundër policisë, nuk mund të them ende se nga kanë hyrë, por ju garantoj që strukturat e policisë janë në aktivitet të plotë të ndjekur origjinën e ardhjes së këtyre mjeteve piroteknike dhe për të vënë para ligjit që i përdorur ndaj policisë të pambrojtur për përdorimin e tyre. Janë marrë masa për të shoqëruar dhe arrestuar personat që kanë konsumuar vepra të ndryshme penale", tha Lleshaj.

"Policia reagoi me trimeri perballe njerezve qe kane vrare per mbrojtjen e gardheve te tyre"

Përmendi në mënyrë të nënkuptuar protestën e 21 Janarit 2011 kur opozitë në atë kohë ishte qeveria e tanishme, dhe në pushtet ishte kryeministër Sali Berisha me ministër të Brendshëm Lulzim Bashën. Tha se policia në protestën e djeshme u tregua dinjitoze dhe trime, përballë njerëzve që sipas tij vranë për të mbrojtur gardhet e tyre të pushtetit.

"Policia dha shembull dinjiteti në krye të detyrës, policia reagoi me trimëri përballë njerëzve që kanë vrarë njerëz për mbrojtjen e gardheve të tyre. Shpreh solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat e policëve të plagosur nga dhuna e protestës së verbër të protestës", tha Lleshaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 14/04/2019 18:16

    Z minister perse nuk arrestoni organizatoret qe priishin qetesine publike dhe rendin kushtetues c'jane keta halabake qe thyejne ligjin

    Përgjigju
    • CaBone: 14/04/2019 20:48

      Shum i sakt shkrimi. Z. Minister nqs sjeni te gjith bashk kunder Shqiprise ne EU ateher mer masat dhe arrestoj te gjith ata qe jan Drejtues & Oraganizator te asaj rruje qe u krijua nga disa analfabet te mbaruar. Perndryshe dhe ne njerzit e thjesht mendojm qe ju jeni bashk se ska mundsii tjeter dhe beni vetem show. Per policin eshte shum e thjesht se gjithcka eshte e filmuar. Ose perdhunojeni Shqiprin ton te dashur qe mos te behet me per 500 breza mbrapa. Boll eshte Boll.

  • Billi: 14/04/2019 16:51

    Arrestoni kush godet policine dhe sulmon institucionet e shtetit.

    Përgjigju
  • agim: 14/04/2019 16:19

    Na te thjesshtit qe e dome vendin e kombin nuk po e kuptojme pse Gazmend Bardhi nuk arrestohet !!!??? Me te gjitha nenet e rendit kushtetues ai del tradhtr diten e naten.

    Përgjigju
  • Blenard: 14/04/2019 15:42

    Shqiperin e kini cuar per lesh te gjith mortja ju hengert sa keq e doni kete vend

    Përgjigju
  • Elton: 14/04/2019 15:15

    Nje tragjikomedi therresese kjo. Pse del ne konference o faqezi i mbaruar. Cfare behet me bandat ne vlore, cfare behet me bandat ne elbasan ?? Po me familjet kriminale ne shkoder cfare bere o minister rendi ?!! Po me miljonat o i paafte qe u vodhen ne mes te dites brenda ne pisten e vetme te aeroportit qe ka Shqiperia!!! Cfare po drejton ti o i paafte e i tredhur qe sa te shikon surratin ne televizor te jep trishtim !!! Ate popull qe ste pelqen ty e ke ne kembe e perballe, pavaresisht se sjane njerez me kollare e mondane te kamur sic i do ti po jane te pa shkolluar te pa pune nje pjese jane edhe rrugaçe apo shpellare por nuk eshte faji tyre qe jane ashtu. Eshte faji kesaj politike 25 vjecare qe i ka lene ashtu. Lexojeni mire situaten ku jemi se do beheni shembull ke keto qendrime qe po mbani. Nuk arrestoni dhe ndaloni dot gjithe kete shtrese te popullit qe e keni ne rruge. Partise demokratike i lumte qe po i perdor keta njerez sot perballe jush sepse ju per 6 vjet ne qeveri nuk ju ra ndermend asnje sekonde per kete shtrese popullit qe sot e keni perballe ne rruge dhe po ju cjerr masken e hajdutit qe keni vene.

    Përgjigju
    • erik: 15/04/2019 13:50

      Riflo, Dhe ata qe jane ne pushtet vrane Ardit Gjoklajn, vrane kush e di se sa ne burgje per mospagim dritash, vdiqen 2 pilot helikopter dhe kurre nuk do ta dime perse, kanabizuan gjithe shqiperine ne 2016, vodhen 20 mln euro per 1 km rruge, vodhen 4 here aeroportin, shperngulen 300 mije shqiptar nga vendi sipas INSTAT, vodhen tek stadiumi me kullen, vodhen tek rruga e kombit me taksen e rruges, desh vodhen me ligjin e teatrit, vodhi 12 vjet ne bashki ai KM me 20% e ndertimeve, ky tjetri vodhi fondet e ministrise per dasmat, vodhi serverat e mjaftit etj etj, e shikon qe nuk jeni as ju te kulluar....

    • riflo: 14/04/2019 16:17

      Ata qe po protestojne jane ata qe vran femije ne gerdec, jan ata qe vran ne shesh, jane ata qe vodhen rrugen e kombit, jan ata qe vodhen me cez, jan ata qe vodhen florirn e shtetit, jan ata qe vodhen rrugen el-tiran, jan ata qe ben lemsh e lij gjith sistemin e hipotekes, jan ata 7%. Ajo partia jote ka vetem njerez te paguar, do e shohesh ne zgjedhjet e rradhes qe keta kan per te fituar me thell se kurre. Keta njerez qe ti permend ti jane nje pakice e vogel jane me pak se 5%, popullin shife te zgjedhjet. Burgu ju pret

  • Baci: 14/04/2019 14:45

    Ik o roje rrushi se sben per min ti.

    Përgjigju
    • Miri: 14/04/2019 15:57

      Por ke do per minister ti mor malok,bashen qe qellonte me kallashnikov kunder demostruseve.ptu race muti qe e shkateruate kete vende.

  • Konjak: 14/04/2019 14:00

    Proteste ne lartesine e duhur ,qoft nga ana numerike qoft nga zhvillimit paqesore .Cilido qe mundohet te fsheh te verteten ,tregon qart se eshte kunder popullit tejet fukara me nje rroge minimale dhe me nje pension poshterues ,prej jo me shum se 3 evro ne dite per rreth 1.5 milione punetor e pensionist. Pyes ?kush e perkrah kete qeverisie kur ne periudhen e Nanos ,me 84 mije lek mirnim 125 kg sheqer ,me z Berishen 160 kg ,me z Rame 150 mije lek 125 kg ,pra kemi ecur pas me ekonomine . Pa le qe zoteria Lleshaj i kercenon protestuesit edhe me burg ,per ti eleminuar si kundeshtar ,politik dhe ekonomik .A thua se shqiperia eshte pron e nje grup njerezish ,qe aksidentalisht u gjend ne krye te pushtetit .Ne jemi te qart se sa te jeni ju ne pushtet ,ne do te heqim te zit e ullirit .Por mos harroni se atje jeni te perkohshem, dhe populli se shpejti do tju tregoje vendin e qenit .Populli ju nderoi ,por ju jeni mosmirenjohes ,dhe mosmirenjohesi eshte me katran se krimineli, vrases apo vjedhes .Akoma do vazhdojme qe shqipetarit ti vije e keqia nga- vet shqipetaret sa hipin ne fronin e qeverisies- .Zoti ju ndihmofte ,te nderoni mendie .

    Përgjigju
    • Irma: 14/04/2019 21:08

      Ku ishin qytetaret e Tiranes? Vetem halabake qe urinonin e hanen domate e dridhnin zinxhir e para policeve te shtetit. Ku na e cuat kulturen qe kishte Tirana?!?! Na sillni me autobusi rrugacet e shkodres e licit e Kruja’s se nuk ju ndjek populli qe eshte qytetar I edukuar.

    • Drejtesia: 14/04/2019 15:59

      Proteste paqesore e shpellareve qe djegin makina thyejne dyqane... Kane zbrit nga maja e malit e nuk behen njerez...

  • tini: 14/04/2019 12:42

    Zoti Lleshaj ,zbatoni ligjin kunder dhunuesve ,se shumica e shqiptareve jane me policine ,se duan shtet dhe jo rrumpall si PD

    Përgjigju
    • riflo: 14/04/2019 16:23

      O upsi, ca pret qe tna shpetoj ata qe e kishin 8 vite me pare??? Qe mir qe vodhen e u ben miljardera nga hici, por dhe vran femije e asnje nuk u denua. Ptuuu robt ne p* PD, populli eshte me policine ishalla i q r atyre qe dalin ne protest ti djegin te gjalle, sic po djegin makina. PD e kishte 8 vite te ishte e afte e mbante, jan r q*ra. Sa per boten mos na fol ketu, se po ben protest opozita jo populli, andej ben protest sindikata, opozita duhet ta ngrej gojen ne parlament jo te ikin si Rob q*ra.

    • Baci: 14/04/2019 14:45

      Ik o llesh shif naj ushtri se nuk je per min rendi ti

    • Ops: 14/04/2019 14:32

      Ore punojes administrate , ke pare me rrumpalle se eshte tani ? Ne cdo tender , koncesion , sherbim vidhet , se kupton qe je idjot i lindur dhe po na merrni ne qafe, jo se pd eshte e mire robt dhe atyre po logjika jote eshte logjik idjote , sa per policin ne te gjithe boten behen protesta ato pwr ate pune paguahen jo per te tuajtur bacet me ashash dhe sarajet e rilindasve dhe ripjelljes

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh