Protesta masive në Beograd, gazetari nga Presheva në Report Tv: Më e madhja ndonjëherë që kur u rrëzua Millosheviçi! Sjellja arrogante e Vuçiç i ka irrituar më shumë qytetarët

Protesta masive në Beograd, gazetari nga Presheva në Report Tv: Më e madhja ndonjëherë që kur u rrëzua Millosheviçi! Sjellja arrogante e Vuçiç i ka irrituar më shumë qytetarët

Valon Arifi në 'Sot Live në Shqipëri'

TIRANË - Qindra mijëra studentë, qytetarë, sindikata fermerësh mbushën dje rrugët e Beogradit në një protestë masive. Kërkesa e protestës ishte vënia para përgjegjësisë e fajtorëve lidhur me tragjedinë e Novi Sadit, disa javë më parë në Serbi, ku ra çatia e një stacioni treni dhe humbën jetën 15 persona.

Ajo që nxehu gjakrat ka qenë edhe sjellja e arrogante e autoriteteve. Gazetari nga Presheva, Valon Arifi dha më shumë detaje në Report Tv mbi këto protesta masive. Për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, Arifi deklaron se kjo ishte protesta më e madhe ndonjëherë në Serbi pas asaj të 5 tetorit 2000 kur ra nga pushteti Sllobodan Millosheviç.

'Filloi një grup i vogël studentësh dy javë më parë, dhe ndodhi kjo e djeshme ku ishin më shumë se 100 mijë pjesëmarrës. Po flitet protesta më e madhe ndonjëherë pas 5 tetorit 2000 kur u rrëzua Milloshevic. Organizim i studentëve me pjesëmarrjen e partive opozitare. Iu bashkuan dhe shkollat e mesme në gjithë Serbinë. Dje kishte përkrahje masive nga gjithë qytetet e Serbisë. Kishte dhe në Nish dhe Novi Sad, por numri më i madh në Beograd.'

Më tej, Arifi thotë se kërkesë tjetër e studentëve ka qenë edhe ngritja 20% e fondit për universitetet publike.

'Sipas deklaratës të pak më hershme, protesta do vazhdojë, nga nata e mbrëmshme u tha se dikush nuk do flejë siç duhet. Kanë kërkuar përgjegjësi për ata që e toleruan, për humbjen e 15 jetëve në Novi Sad. Pas sjelljes arrogante të pushtetit me studentët dhe qytetarët, kanë ndryshuar kërkesat. Studentët kanë identifikuar policë serb që ushtruan dhunë, kërkesa tjetër është ngritja e 20% fondit për gjithë universitetet e Serbisë. Kërkesat mendoj se do ndryshojnë. Vuçiç e pranoi se protestat ishin në numër masiv. Shoqëria serbe nuk duhet polarizuar tha ai.'

Protestat pritet të vijojnë dhe do i bashkohen edhe sindikata të tjera.

'Sot ishin disa sindikata deklaruan se do bashkohen disa aksione të ardhshme të studentëve. Sjellja arrogante i ka irrituar dhe më shumë qytetarët në Serbi.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje