Kreu i PD, Sali Berisha mbajti foltoren e radhës në Sukth, ku dhe u përball me kritika nga demokratët.

Një prej tyre gjatë iu drejtua Berishës lidhur me protestën e thirrur më 20 shkurt përballë Kryeministrisë.

Demokrati Baki Kaja tha se nuk do të shohë asnjë nga ata me kollare në protestë, duke iu referuar deputetëve të Partisë Demokratike.

“Unë do doja, sa i përket 20 shkurtit, duhet një mobilizim shumë i madh, nga të gjithë forcat politike. Do kisha dëshirë të mos shihja njeri me kollare atë ditë, se ato me kollare, sikur na bezdisin. Pastaj të rrotullohemi te hallet tona që kemi këtu te zona e Sukthit”, tha ai.