TIRANË- Katër ditë pas protestës së dhunshme me moltovë të Sali Berishës, asnjë prej 21 militantëve të arrestuar nuk është në qeli. Gjykata e Tiranës caktoi sot masën detyrim paraqitjeje 1 herë në muaj, për 14 personat e tjerë, të rinj nga 18 deri në 36 vjeç, që ranë në pranga pas akteve të dhunshme dhe molotovë që hodhën në drejtim të Kryeministrisë dhe efektivëve të Kuvendi.
Prokuroria e Tiranës kërkoi 2 masa arrest me burg, 3 arrest në shtëpi dhe 9 detyrim paraqitjeje, por trupi gjykues vendosi t’i lirojë nga qelia të gjithë protestuesit e arrestuar duke caktuar ndaj tyre masën detyrim paraqitjeje. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Përballja e 14 të arrestuarve me drejtësinë ishte veçuar nga ajo e 7 të miturve, të cilët dolën para trupit gjykues një ditë më parë (13 shkurt), dhe ndaj tyre u caktua po ashtu masa e detyrim paraqitjes, mes tyre edhe për nipin e gazetarit të “pavarur” Çim Peka, pronarit formal të Syri Tv. Edhe nipi i tij ishte në mesin e 7 të miturve që përfunduan në pranga për goditjen me molotovë, gurë dhe fishekzjarrë ndaj forcave të policisë.
Përfshirja e të miturve në protestën e 10 shkurtit duke i dalë në ballë dhunës që e përfshiu atë, u akuzua nga përfaqësues të qeverisë, si një skemë e mirëfilltë e urdhëruesve sipas tyre, deputetëve me imunitet dhe vetë Sali Berishës, që të mos ndiqen penalisht autorët e vërtetë. Në hetim për protestën janë vënë 4 deputetët, Luan Baçi, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi, si edhe sekretari organizativ Ervin Minarolli.
Lajmi në përditësim....
Komente











Molotovet kerkojani gjyqtares F. Davidhi, qe i dha Partine Demokratike Perbindeshit te Vicidolit.
Përgjigju