8 persona u shoqëruan dje për disa orë në polici, pasi kishin qenë pjesë e një proteste në Postribë të Shkodrës. Mësohet se protestuesit janë mbajtur disa orë në komisariat. Shkak është bërë se pjesëmarrësit në protestë kishin bllokuar mjetet e firmës së një guroreje. Sakaq, një prej protestuesve, Dushe Karmaj pretendon se është dhunuar nga policia. Të njëjtin version pohon edhe djali i 69 vjeçares. Ai ka thënë se nëna e ka dërguar në spital për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga dhuna. Banorët e fshatit Boks në Postribë kanë protestuar edhe më parë kundër ndërhyrjes që po bëhet në kalanë e Krahtulit