SHKUP - Shumë aktivistë Shqipëria dhe Kosova që janë organizuar për t’iu bashkangjitur protestave të paralajmëruara sot në Shkup, por janë penguar nga policia. Qytetarët janë ankuar se autobusët e tyre janë kthyer pas në kufi dhe se nuk janë lejuar të kalojnë kufirin.

Policia e Maqedonisë ka filluar kontrolle të ashpra në vendkalimet kufitare Bllacë dhe Qafë e Thanës, duke i kthyer të gjithë qytetarët për të cilët dyshon se mund të implikohen në protestë.

Mësohet se janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm makina të biznesmenëve dhe personave që vizitojnë shpesh Maqedoninë.

Nga MPB nuk ka ndonjë sqarim për këtë situatë, por ditë më parë kanë pohuar se nuk do të tolerojnë aspak dhunë në protesta.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)