TIRANË- Në ditën e 45-të të protestës, organizatorët i dhanë përgjigje tkurrjes së numrit të protestuesve në bulevardin te Kryeministria. Luciana Kokaj tha se nuk ka arsye për tu numëruar numrat, por ditët që ata kanë qëndruar në shesh duke i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

“Nuk do numërohen numrat por ditët që jemi në shesh. Do numërohet se sa shumë u ka ardhur në majë të hundës shqiptarëve”, tha ajo.

Retorika e protestuesve u ashpërsua, deri në gjuhë dhune. Një prej tyre i bëri thirrje Forcave të Armatosura që ta marrin zvarrë kryeministrin, ndërsa një tjetër tha se e kanë fuqinë që pushtetin t’ia marrin edhe me dhunë e forcë.

“I bëjmë thirrje Forcave të Armatosura ta tërheqim zvarrë atë ndyrësirë nëpër rrugët e Shqipërisë. Kjo të jetë sa më e shpejtë. Ai është aty në krye dhe kërkon gjakderdhje nga shqiptarëve. Forcat e policisë dhe ushtrisë do të bashkohen me popullin se janë bijtë e tij”, tha protestuesi.

“Kemi 45 ditë sakrificë. Kjo sakrificë është falje për kryeministrin, se ne e kemi forcën t’ia marrim me dhunë që në këtë sekondë. Ai nuk e ka monopolin e forcës. Monopolin e forcës e ka populli. Ju jeni kapur në tradhti kombëtare dhe meritoni vdekjen. Ne po ju falim, por ne po të duam ju heqim që tani më forcë”, tha një tjetër.

Ndërsa kryeministri Rama bëri edhe njëherë me dije nga Brukseli se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e përmbushi misionin e tij, protestuesit e cilësuan si një fitore të tyre.

“Ligji për investimet strategjike nuk është miratuar më sivjet. Ata le të duan ta shesin si të kenë qejf, por ama kjo është arritje e kësaj proteste. Shqipëria e lirë do jetë një Shqipëri pa investitorë strategjikë.

“Duket që i ka zënë frika dhe këto ditë një ish-ministër kishte thënë që ligji i investitorëve strategjikë nuk do të rinovohet më. Nëse kjo është e vërtetë, këtu kemi edhe një tjetër arritje të kësaj proteste. Ata nuk guxojnë ta rinovojnë më këtë ligj”, thanë protestuesit.

Aktivisti Edison Lika i përçoi mesazh komisioneres Marta Kos, ndërsa ndodhej krah Ramës në konferencën që shënjoi mbylljen e 3 kapitujve në procesin e integrimit.

“Aleatja e Ramës, Marta Kos, sot qenka vendosur me shpatulla pas murit. Qenka detyruar të thotë që i kemi vënë kusht Shqipërisë që ta shfuqizojë ligjin 21/24 që para se të fillonin protestat. Marta Kos ka pasur sa të duash kohë ta thoshte këtë gjë. Falë jush sot është detyruar që nuk ka anëtarësim në BE pa shfuqizimin e ligjit 21/24. Siç Marta Kos i ka vënë kusht shfuqizimin e ligjit, edhe ne i themi Marta Kosit që nuk ka integrim me Edi Ramën”, tha ai.

Protestuesit sulmuan shefin e qeverisë edhe për aktin normativ, përmes së cilit u alokuan 4.2 mln euro për mbarëvajtjen e koncertit të reperit amerikan Kanye West.

“I dhatë një këngëtari tallava 4,2 milionë dollarë. Është e turpshme të vidhni buxhetin në kundërshtim me Kushtetutën.

Onkologjiku nuk ka mundësi të ketë ilaçe, për Kanye West kishte mundësi. 4,2 mln euro ne nuk duhet t’i falim, por të bëjmë denoncim për këta hajdutë.

“Lekët që i ke dhënë amerikanit, me to kishim blerë 47 ambulanca. Me këto 4 milionë euro kishim blerë deri në 8 mijë krevate”, thanë protestuesit.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
PAMJET ME DRON/ Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin

Protestuesit kanë përfunduar fjalimet para kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin e zakonshëm në rrugët e Tiranës.

Ora 21:18
Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti Lika: Marta Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti jonë, s’ka integrim me Ramën

Nga sheshi para kryeministrisë, protestuesit kanë reaguar për lajmin se qeveria do të shfuqizojë ligjin e investimeve strategjike. Ndërsa ritheksoi se kjo është arritje e protestës, aktivisti Edison Lika tha se Marta Kos është vendosur me “shpatulla pas murit” për t’i thënë Shqipërisë që nuk ka anëtarësim në BE pa shfuqizim të ligjit.

Lika shtoi se edhe ata kanë kusht që mos të ketë integrim në BE me Ramën, një deklaratë që shfaqet si cenim ndaj një aspirate të rëndësishme të vendit.

“Aleatja e Ramës, Marta Kos, sot qenka vendosur me shpatulla pas murit. Qenka detyruar të thotë që i kemi vënë kusht Shqipërisë që ta shfuqizojë ligjin 21/24 që para se të fillonin protestat. Marta Kos ka pasur sa të duash kohë ta thoshte këtë gjë. Falë jush sot është detyruar që nuk ka anëtarësim në BE pa shfuqizimin e ligjit 21/24. Siç Marta Kos i ka vënë kusht shfuqizimin e ligjit, edhe ne i themi Marta Kosit që nuk ka integrim me Edi Ramën. Këto ligje nuk është se janë miratuar në mënyrë të pavetëdijshme. Kjo ka qenë mënyra si kjo qeveri ka zaptuar çdo hapësirë private e publike për 13 vite. Na e ka pamundësuar jetesën në Shqipëri. 1 nga 1 do të bien ligjet dhe i fundit do të bjerë Edi Rama me gjithë sistemin që ka ngritur”, tha Lika.

Ora 21:11
4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West, protestuesi: Racist, në Europë nuk i lejohet hyrja! Ne duhet të merrnin para për ta pranuar këtu

1784056336_protestues.png

Një tjetër protestues foli për 4.2 mln eurot që qeveria alokoi përmes një akti normativ për mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West. Ai e cilësoi reperin amerikan një racist, për të cilin tha se në Europë nuk i lejohet hyrja. Sipas tij, Shqipëria duhet të merrte para për ta pranuar reperin dhe jo t’i jepte.

“Shqipëria është e bukur, por në vend që të zhvillohet turizmi, po promovohet Kanye West, një racist që në Europë nuk i lejohet hyrja, ne nxjerrim 4.2 mln euro. Ne duhet të merrnin para për ta pranuar këtu, jo të jepnim, se gjysma e botës nuk e pranon”, tha ai.

Ora 20:57
Protestuesi përshkallëzon retorikën: Ramës ia marrim pushtetin me forcë, meriton vdekjen

 

Një protestues tha se tashmë qytetarët mund t’ia marrin kryeministrit Rama pushtetin me dhunë, ndërsa shtoi se “meriton vdekjen.”

“Kemi 45 ditë sakrificë. Kjo është falje për krye, se ne e kemi forcën t’ia marrim me dhunë që në këtë sekondë. Ai nuk e ka monopolin e forcës. Monopolin e forcës e ka populli. Ju jeni kapur në tradhti kombëtare dhe meritoni vdekjen. Ne po ju falim, por ne po të duam ju heqim që tani me forcë”, tha protestuesi.

Ora 20:48
Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, protestuesit para kryeministrisë: Arritje e jona

 

Ndërsa u rilexuan sërish kërkesat e protestuesve, konkretisht dorëheqja e kryeministrit, qeveria tranzitore, ndryshimet kushtetuese dhe anulimi i ligjeve respektive për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, një prej tyre e cilësoi “arritje” shfuqizimin e këtij të fundit.

Vetëm pak minuta më parë, kryeministri Rama e konfirmoi shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike në Konferencën e 9-të Ndërqeveritare në Bruksel.

“Anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura, duket që i ka zënë frika dhe këto ditë një ish-ministër kishte thënë që ligji i investitorëve strategjikë nuk do të rinovohet më. Nëse kjo është e vërtetë, këtu kemi edhe një tjetër arritje të kësaj proteste. Ata nuk guxojnë ta rinovojnë më këtë ligj”, tha protestuesi.

Ora 20:28
Protestuesi përdor gjuhë dhune: Ta tërheqim zvarrë kryeministrin!

 

Thirrjet e protestuesve para kryeministrisë kanë marrë tone të dhunshme, duke iu larguar qasjes paqësore të ditëve të para. Njëri prej tyre kërkoi që Forcat e Armatosura “të tërheqin zvarrë” kryeministrin.

“I bëjmë thirrje Forcave të Armatosura ta tërheqim zvarrë atë ndyrësirë nëpër rrugët e Shqipërisë. Kjo të jetë sa më e shpejtë. Ai është aty në krye dhe kërkon gjakderdhje nga shqiptarëve. Forcat e policisë dhe ushtrisë do të bashkohen me popullin se janë bijtë e tij”, tha protestuesi.

Ora 20:26
4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West, protestuesi: Kishim blerë 8 mijë krevate për spitalet, as në ëndërr nuk do i shohim

 

Edhe një tjetër protestues foli sërish për aktin normativ 4.2 mln euro për mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West. Ai tha se me ato para do ishin blerë pajisje mjekësore.

“Lekët që i ke dhënë amerikanit, me to kishim blerë 47 ambulanca. Me këto 4 milionë euro kishim blerë deri në 8 mijë krevate dhe 5 mijë kondicionerë. Pacientët tanë do të ishin më komodë në spitalet tona. Por në ëndërr do t'i shohim këto pajisje, po nuk u rrëzua ky kryeministër”, tha protestuesi.

Ora 20:19
Tkurrja e protestës, organizatorja Kokaj: Nuk numërohen numrat, por ditët që jemi në shesh

Organizatorja e protestës, Luciana Kokaj reagon pas tkurrjes së protestuesve në shesh. Ajo thotë se nuk do të numërohen numrat, por ditët që kanë qëndruar në shesh kundër qeverisë së Ramës.

“Nuk do numërohen numrat por ditët që jemi në shesh. Do numërohet se sa shumë u ka ardhur në majë të hundës shqiptarëve”, tha ajo.

Ora 20:16
‘Me atletet e bardha mendon se mashtron ndërkombëtarët’, protestuesja: Rama vodhi buxhetin, i dha 4.2 mln euro një këngëtari tallavaje

 

Një protestuese riktheu sërish vëmendjen te koncerti i reperit amerikan Kanye West që u mbajt në Tiranë më 11 korrik. Ajo akuzoi Ramën se vodhi buxhetin e shtetit, duke dhënë 4.2 mln euro përmes një akti që e cilësoi antikushtetues. Ajo tha se Rama mendon se mashtron ndërkombëtarët me atletet e bardha, por ata e dinë se kush është.

"Ne jemi këtu për Shqipërinë, për t'i thënë stop tranzicionit 36-vjeçar. Ju s'mund ta mbani të ardhmen e popullit shqiptar peng. Shqiptarët dhe e gjithë bota e kanë kuptuar fytyrën e Ramës, mashtrues, i cili me atletet e veta kujton se do t'i mashtrojë liderët ndërkombëtarë. Ata e dinë kush jeni ju, që jeni një autokrat që keni vjedhur buxhetin bashkë me bashkëpunëtorët tuaj. Shembulli më tipik është kur i dhatë një këngëtari tallava 4,2 milionë dollarë. Është e turpshme të vidhni buxhetin në kundërshtim me Kushtetutën. Jeni manipulator i opinionit publik. Por tashmë ju ka ardhur fundi", tha protestuesja.