Protesta në mbrojtje të vajzave pas abuzimit të të miturës, Dom Gjergj Meta: Fatkeqësisht zgjohemi vetëm kur ndodhin gjërat! (VIDEO)

Dom Gjergj Meta, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, tha se ne i jemi bashkuar kësaj kauze të rëndësishme për të hapur një perspektivë ndryshe ndaj grave dhe vajzave. Ipeshkvi i Rrëshenit kërkoi më tepër vëmendje për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

“Ne i jemi bashkuar kësaj nisme me gjithë zemër dhe shpresojmë që të jetë një mesazh sensibilizues. Me faktet konkrete shpresojmë të merret shteti. Fatkeqësisht do të thoja se shpeshherë zgjohemi vetëm kur ndodhin gjërat, por duhet bërë një punë e përditshme, me këta të rinj, që të kenë respekt për njëri-tjetrin. Të respektosh trupin e tjetrit, vullnetin e tjetrit, lirinë e tjetrit, dhe aq më tepër kur tjetri është i mitur”, u shpreh Dom Gjergj Meta.

 


Lajmi kryesor:

'Ti nuk je vetëm', përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona në Mirditë, Shoqëria civile në protestë! Reagon edhe delegacioni i BE: Jo do të thotë Jo! Mbroni vajzat në Shqipëri


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë