Protesta në Morinë kundër masave kufizuese anti-COVID të Kosovës, procedohen 2 organizatorët

Protesta në Morinë kundër masave kufizuese anti-COVID të Kosovës, procedohen 2 organizatorët

Dy organizatorët e protestës së një dite më parë në pikën kufitare të Morinës janë proceduar në gjendje të lirë. 64-vjeçari R.M. dhe 37-vjeçari M.F, akuzohen për  "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme"  dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

Gjatë protestës së djeshme të qytetarëve nga Kukësit, u pengua hyrja e metëve nga Kosova drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit dhe rinisur qarkullimin normal të mjeteve në kufi.

Qytetarët e Kukësit zhvilluan një protestë paqësore në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë. Qëllimi i protestës ishte heqja e pengesave për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët  nuk mund të hyjë në Kosovë pa dëshminë e vaksinimit me tre doze, ose me dy doza plus tampon PCR.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë