Sali Berisha e nis me këmbën e majtë përtej oqeanit. Frika e një proteste kundër tij në takimin me demokratët në Nju Xhersi ka sjellë anulimin e aktivitetit në godinën e “Bergen Performing Arts Center” dhe zhvendosjen e takimit në një lokacion tjetër.
Organizatori i protestës kundër Sali Berishës, emigranti shqiptar në SHBA, Jurgen Boduri, përmes një videomesazhi ka denoncuar zhvendosjen e takimit të doktorit.
“Sapo kemi marrë informacionin se është ndryshuar vendndodhja e takimit të Sali Berishës me militantët dhe simpatizantët në Nju Xhersi. Nuk e di pse ka ndodhur ky ndryshim në momentin e fundit, dy ditë përpara takimit. Ndoshta frika e një proteste të madhe, e një organizimi që do të tregojë dhe nxjerrë në pah që Berisha nuk është i mirëpritur dhe është ‘non grata’ nga shqiptarët e Amerikës. Pavarësisht se Amerika mund t’ia ketë hequr, gjë që akoma nuk është deklaruar 100%.”
Por Berisha nuk do ta ketë të lehtë. Organizatori paralajmëron se, sapo të informohet për lokacionin e ri, do të organizohet protesta kundër kryetarit të PD-së.
“Por këto detaje të takimit, që janë ndryshuar dy ditë para eventit, po mbahen sekrete. Patjetër që ne kemi njerëz të brendshëm për të mësuar se ku do të mbahet takimi. Sa më shpejt ta kemi këtë informacion, do ta shpërndajmë, që të gjithë ta marrin vesh dhe të mblidhemi që ta presim Sali Berishën ashtu siç e meriton.”
Bie në sy se Jurgen Boduri, së bashku me personat që etiketon në rrjetet sociale për protestën kundër Sali Berishës, janë përkrahës të protestës së “flamingove” në bulevardin e Tiranës. Ai madje thotë se ka persona të infiltruar në grupin organizator të takimit të Berishës në Nju Xhersi.
Tashmë, Berishës shuplaka nuk po i vjen më nga SHBA-ja. Ata ia dhanë vizën. Vizën po ia heqin këtë herë “flamingot” që mbështeti në Tiranë kundër SHBA-së./TemA
-
Sali kriminelit,kësaj monstre komuniste,i cili përveçëse kriminel e i korruptuar me veprimet e tij antikombëtare ka dëmtuar dha akoma mundohet të dëmtoj demokracinë e brishtë shqiptare.Ai është një figurë e zezë,një korb i zi që bën krrakrrakrra çdo ditë duke u munduar të destabilizojë Shqipërinë.Ky i korruptuar e hajdut ku plrfshihet gjithë familja e tij biologjike është pasuruar duke vrarë e djegur shqiptarët,nga 1997-a e gjer tek 21 Janari 2011.Lejimi i vizitës së tij në USA ,falë milionave dollarëve të paguar prej tij është një turp për washington DC.Amerika nuk duhet t’ju jap viza kriminelëve,por sot demokracia më e madhe në botë drejtohet nga një president kontravers si gangsteri i pasur amerikan D Trump.Ky person me prirje ekstremiste,megalloman,mosplrfillës dhe mosrespektues ndaj Europës dhe botës me veprimet e tij aventureske e ka dëmtuar rëndë ekonominë botërore.Lufta në Ukrainë drejtuar nga fashisti rus Putin dhe lufta me Iranin po e çon botën drejt një katastrofe.Kështu do të ndodhte po të dëgjoje nazistin,kriminelin e luftës sionistin çifut B Netanjah.Trump është presidenti më i keq që Amerika ka pasur në historinë gati 200 vjeçare si demokraci.Po Saliu duhet të pritet me protesta aty në USA,sepse është një politikan i diskredituar në të gjitha pikpamjet,është një figurë e urryer për shqiptarët.Do bëhem kryeministër thotë Sali Karaxhiçi.Më vjen për të qeshur kur e dëgjoj natë për natë në Tv.Saki ti do bëhesh kryeministër i banorëve të varrosur në Tufinë apo Sharrë nqse do ketë ngelur ndonjë copë vënd për ty.
Përgjigju








Komente
Komento