Kryetarja e Parlamentit të Kosovës ka shprehur shqetësim për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, duke mohuar që Lëvizja Vetvendosje të ketë shtyrë mbështetësit e saj të përfshihen në manifestimet e dhunshme në Tiranë.
Të paktën dy mbështetës së kësaj partie u ndaluan dhe më pas u lanë në procedim të lirë, pak ditë më parë në kryeqytet.
Duke komentuar protestat, Haxhiu deklaroi se institucionet në Tiranë do duhet të dëgjojnë kërkesat e t’i trajtojnë ato me maturi e seriozitet dhe jo me arrogancë
“Secili në Kosovë i ka percjellë me shqetësim zhvillimet në Shqipëri. Ajo çfarë po ndodh atje na shqetëson të gjithëve, sepse Shqipëria për ne është shtëpi. Është shumë e rendësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj se secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, qeveria e presidenca e ka për detyrim t’i trajtojë kërkesat e studentëve. A janë ato që kanë dalë tani, apo janë të shtresëzuara, pra që kanë nisur me herët, para disa viteve. Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën. Dhuna duhet të ndalet nga të dyja palët. Mendoj që është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca. Mendoj që arroganca vetëm nxit protestat, prandaj bëj thirrje që me maturi e seriozitet, të tejkalohen dasitë, apo qëndrimet e ndryshme që mund të kenë. Sa i përket pjesëmarrjes së ndonjë mbështetësi, dua të theksoj që asnjëherë nuk ka patur thirrje nga VV që të mbështen protestat. Nuk i takon Vetëvendosjes kjo. Ne kemi një mbështetje shumë të madhe qytetare, e nuk mund të mbahet përgjegjëse nëse mbështetësit tanë shkojnë protestojnë atje"
-
Zonjë, shtëpia juaj është në Kosovë, e jona është në Shqipëri. Fakti që flisni përafërsisht një shqipe/turke, nuk ju bën shqiptarë. Pra na keni rehat e mon na hapni telashe me injorancën dhe keq-dashes tuaj.
Përgjigju -
Qepe!!! Prej jush i jeme gjithë kti telashe në Tiranë. Jeni xhelozë keqdashës ndaj Shqipërisë.
Përgjigju -
Vet fakti qe justifikohet: quote "Sa i përket pjesëmarrjes së ndonjë mbështetësi, dua të theksoj që asnjëherë nuk ka patur thirrje nga VV që të mbështen protestat. Nuk i takon Vetëvendosjes kjo. Ne kemi një mbështetje shumë të madhe qytetare, e nuk mund të mbahet përgjegjëse nëse mbështetësit tanë shkojnë protestojnë atje" unquote - 99% tregon qe VV i ka udhezuar njerezit e vet te vijne ketu. NO COMMENT
Përgjigju-
Tani po e nxirni koken se kush po fshihet pas dhunes , do dali dhe me vone se ju a kerkoj baba Turku.
-










Komente
Komento