"Punojmë e nuk paguhemi. Kryetari i bashkisë të na ndihmojë". Është kjo kërkesa e punonjësve të ndërmarrjes së gjelbërimit ‘’Jonalb Flores’’. Që prej orëve të para të mëngjesit ata i janë drejtuar dyerve të Bashkisë për të ngritur problematikën e tyre para kryetarit Dritan Leli, por pavarësisht këmbënguljes nuk janë pritur.
 
Me dhjetëra kryefamiljarë punojnë çdo ditë në gjelbërimin e qytetit por puna e tyre prej me shumë se 4 muaj nuk shpërblehet me pagë. Të indinjuar për këtë problem punonjësit kërkojnë të paguhet djersa e tyre si edhe pagesa e sigurimeve shoqërore. 

Kjo problematikë përsëritet çdo vit. Pagat vonohen, sigurimet nuk paguhen e Inspektoriati i Punës Vlorë ende nuk ka marrë asnjë masë.

protesta pastruesve durres

protesta pastruesve durres

protesta pastruesve durres

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com