Procesi mësimor është bojkotuar edhe nga studentët e Universitetit "Fan Noli" të Korçës. Një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë në Korçë janë grumbulluar tek korpusi universitar. Duket se as moti me temperatura të ulëta nuk i ka ndaluar të vijojnë protestën pas tri javësh ndërprerje. Pavarësisht se qeveria miratoi 12 vendime në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, kjo pjesë e studentëve është shprehur se nuk do t'u kthehet auditorëve, pasi sipas tyre kërkesat janë plotësuar pjesërisht.

Një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë në Korçë, përpara korpusit universitar












