Nisma “Shqipëria Bëhet' e Adriatik Lapajt po vijon protestën përpara Kryeministrisë, ndërsa i janë bashkuar edhe qytetarët.

Ndërkohë, ka pasur një përplasje me forcat e policisë dhe Lapajt, pasi policia i ka kërkuar që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës.

Adriatik Lapaj u shpreh se protesta do të vazhdojë dhe se nuk do të ndalen para asgjëje.

“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Brenda policisë së Shtetit ka segmente banditësh. Dallkaukë që nuk kanë konceptin e ligjit. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. T’i je në Pazar se je s’kuth në politik.  Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra. Nuk ja del dot ti Rama, sepse ke kapur në flagrancë”, u shpreh Lapaj.


Lajmi kryesor:

'Shqipëria Bëhet' protestë para Kryeministrisë, përplasje me policinë për çadrat, Lapaj: Do vendosim qindra, s'na intimidojnë dot (VIDEO)