Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së dhunshme para Kuvendit të banorëve të Unazës së Re, të cilët, të mbështetur edhe nga deputetët dhe militantët e opozitës, kanë hedhur shkopinj dhe sende të forta në drejtim të policisë duke lënë 13 efektivë të lënduar, mes tyre zv/ drejtori i policisë së Tiranës dhe një police. (Lexo këtu)

Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s'do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumente prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç'ju jep ligji e largohuni nga rruga

Edi Rama

Efektivët e lënduar u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës, ku u vizituan edhe nga ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj (Lexo këtu). Protesta e banorëve të Unazës së Re para parlamentit zgjati rreth dy orë.