Rama në Kuvend: Zaptuesit profesionistë të ikin vetë, Bashkim, Ramazan, Agron shkoni e gëzoni ato të tjerat që keni ndërtuar!

E ndërsa jashtë Kuvendit vijonte protesta e dhuneshme e banorëve të Unazës së Re, kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se asnjë nga zaptuesit nuk do të dëmshpërblehet, madje u kërkoi që të lironin godinat dhe të largoheshin për t'i hapur rrugë projektit. Ai i cilësoi si zaptues profesionistë, disa nga banorët e Unazës së Re, që kanë godinat pa leje, pasi, sipas tij, kanë disa objekte edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë përmendi edhe disa nga emrat e banorëve që kanë ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe kanë ndërtuar disa banesa në Tiranë. Ai tha se janë 40 familje me dokumente të rregullta për objektet e tyre, të cilët do të dëmshpërblehen 100 për qind, konform ligjit. Për personat me certifikatë pronësie pritet shpronësim me çmim real shitje (lexo këtu). Ndërsa për personat që e kanë pronën në proces legalizimi, Rama shpjegoi edhe njëherë trajtimin me bonus strehimi si dhe kredi të buta.

Me këta zaptuesit profesionistë nuk bëhet fjalë asnjë lloj tolerance zero. Bëjnë mirë të largohen vetë. Bashkim, Ramazan, Agron shkoni gëzoni ato të tjerat që keni ndërtuar. Për këta 40 të tjerët që janë legalizuar në gusht-shtator 2013 do të bëjmë shpronësimet, por do të çojmë dosjen në prokurori se kush i ka bërë. Së dyti për ata që janë vetëm me shtëpi, por që janë të paligjshëm,  ne nuk mund të bëjmë dëmshpërblime, por do të japim bonuesin e qirasë për tre vite. Ramazan se mos vjen edhe kërkon bonues qiraje. Ata që janë realisht për shtëpi do të marrin bonues qiraje.

Jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë, ndërsa opozita udhëheq protestën me të turpshme, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik. Ahmetaj do të bëjë një paraqitje shteruese të buxhetit. Do të sqaroj edhe psenë e protestës së lartpërmendur, që nuk ka bërë kurrë vaki. Pse zaptuesit e pronave t'i marrin lekët e bebeve. Kadri Vasili, meqë nuk e kemi këtu, do të thoshte, nga lekët e vetë Unazës së Re, merrini dhe jepuani zaptuesve. Kjo qasje është e përhapur nga opozita është një kadriotizëm me Yllin në ballë dhe Andin në shalë. Abuzuesit e unazës së re kërkojnë mbi 30 mln dollarë për të liruar pronën që nuk është e tyrja. Zaptuesit profesionistë nuk do të paguhen, e kanë kthyer në biznes ndërtimtarinë pa leje, por kujt tia marrim rrogën që t’ia japin Gjovalinit nga Laci, i cili është në proces dhe do dëmshpërblim 100% edhe pse ka dy godina të tjera pa leje në njësinë 7.

Janë legalizuar të dyja, ka një tjetër pa leje në Kashar i është legalizuar, edhe një në Laç nga ku e ka nisur zaptimin. Ndërsa Pali e ka zaptuar nga Kombinati te Unza e Re. Ka pushtuar shtratin e Unzës së re që të ndërtojë godinën e katërt pa leje të biznesit të tij. Nuk e di a ka ardhur këtu, pasi nuk e pashë. Edmondi nuk e hap rrugën e hyrjes në Tiranë se do 100% dëmshpërblim, pasi e filloi ndërtimtarinë pa leje që në Pezë. Është bërë pronar në Pezë më pas është hedhur në Kombinat dhe më pas u shtri edhe në shtratin e Unazës së Re duke thënë që të ketë për nipërit dhe mbesat dhe sigurisht nën hijen e shqiponjës për të cilën nuk të fal. Larg qoftë ti ndodhë diçka Salianjit, pasi imagjino protesta ‘Ervin, Ervin, ti je gjallë’.

Kujtimi nga Bulqiza do librat falas edhe për fëmijët e klasës së pestë. Këta budallenjtë që hyjnë me vështirësi në Tiranë duhet ti japin lekët Kujtimit për shpronësimet!!!! Por Bashkimi është oligarku, e ka nisur aktivitetin e pushtimit në Kombinat, bëri 4 ndërtime, pastaj ka dashur që për të shtunë dhe të diele të ketë edhe dy në Dajt dhe i hyrë Dajtit, më pas kë bërë edhe një në Ali Dem. Pasi i ka bërë të gjithë këto ka bërë edhe një te shtrati i Unazës së Re, edhe tani do lekët, nuk do me ia ditur fare. Zotimet nuk janë e thashë dhe e bëra, por do të bëj çmos dhe cdo gjë kërkon kohën e vet.

Sot jemi këtu për lumturinë e Erjon Braces dhe të gjithë atyre që vijnë nga zonat rurale, TVSH zero për bujqësinë. Ata duan të kenë fshatin e tyre te Unza e Re me ligjet dhe rregullat e tyre dhe për qendër fshatin kanë zgjedhur rrethrrotullimin. Dhe me flamurin amerikan, se kanë zbuluar Amerikën dhe tani do të mbrojnë Amerikën e tyre nga indianët, që jemi ne. Një milion indianë, të ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe këtu atoktonë si puna e Xhemalit. Më i forti fiton, kush zapton jo vetëm që triumfon, por mos i afrohesh se duan dëmshpërblim nga ‘indianët’.Merrjani Lulit, 13 milionë ia ka dhënë gjykata, kjo qeveria nuk ua jep. Luli do shpronësim 100%.

Edi Rama

Duke u ndalur te legalizimet dhe kategoritë që përcaktohen për t’u shpronësuar, Rama tha se ligjin e ka bërë qeveria Berisha në 2006.

Ligji i legalizimeve është votuar në 2006 në këtë parlament dhe e ka bërë Saliu. Nuk dalin më buxhetet e 25 viteve të ardhshme për të bërë një gjë më shumë se është bërë në të shkuarën. Nuk rrisim asnjë pagë, duhet të rrisim taksat. Unaza e Tiranës ka edhe një gjë tjetër një video që unë them shtëpitë nuk prishen. Në 8 vite kanë bërë 21 mijë legalizime, 40 janë te Unaza e Re dhe të tjerat biznese. Unaza është rrugë e kategorisë A, ne kemi marrë përsipër të bëjmë rrugë europiane të kategorisë A. Projekti është që në kohën e kryeministrit të partisë së Saliut të Adil Çarçanit. Partia e tij e parë peri projektin, partia e tij e tij e dytë bëri ligjin e legalizimeve. Është metropoli, jo Tirana e dhive dhe kioskave që Saliu tha se është Zvicra e Ballkanit. Bashkia e Tiranës kur e drejtonte Lul Kadriu.

Unaza e Madhe në pjesën tjetër nga Shkolla Teknologjike deri te rrethrrotullimi u bë me standarde, ndërsa deri te TEG-u Luli e bëri me standard tjetër. Dhe tha kështu e ka politika, jo nuk e ka kështu politika dhe aty do të rrish. Rruga do të jetë me standarde jo trotuar me standardin e tyre, burri para, gruaja pas dhe fëmijët më pas. Cohën këta dhe thonë 2.2 Km është shumë, por ky nuk është terital, këta janë akoma te MAPO-ja. Përsa i përket tenderit, dëgjoj nga ky Kadri Vasili vëllezërit Hysa, vëllezërit Hysa, më duket se i ka pasur të tijtë, këta janë bërë si ata vëllezërit Zena në Elbasan.

Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza Park: 22/11/2018 17:37

    RRACIZEM APO EUROPIANIZEM ME BARKUN BOSH

    Përgjigju
  • Lefteri: 22/11/2018 16:43

    Z Rama me keto qe po na shohim syte PREGATITU per OPOZITE

    Përgjigju
  • Ramadani: 22/11/2018 15:10

    RAMA I NGATERON GJERAT K O M P E S O H I POPULLIN QE U PRISHEN SHTEPITE DHE BEJE.

    Përgjigju
  • Fraiku: 22/11/2018 13:13

    Fjale fjale shume fjale. Keta zaptues profesioniste perse nuk kallzohen penalisht? Perse nuk ju shembni cdo prone qe ksne bere ne toke te xanum? Na i thua neve qe bllokohemi ne trafik, qe largqofte te kemi ndonje emergjence shendetesore. Zhblloko rrugen zoti Rama.

    Përgjigju
  • Fredi: 22/11/2018 10:41

    Po mirë ore kjo opozitë, këta qe çdo ditë mungojnë nga parlamenti. Kush u paguan rrogë dhe për ç’farë? Përse duhet të marin rrogë kur nuk shkojnë në “punë” ç, bëjnë këta m ut-mu tash në orarin e punës? Dhe e dyta, ç’duan keta banorë fundërrina që përfaqesojnë funderrinat ne shkallë republike që për 28 vjet, nga Konispoli në Vermosh kanë bërë masakra mjedisore? Urgjentisht të dali ushtria të “pastrojë” Shqipërinë nga “Kuçedra e Supershëmtirës Ndërtim” që u krye në territorin e gjith republikës dhe të dënojë që nga banorë të thjeshtë neandërtalë e deri tek pushtetarë fshatarë, noterë e avokatë muta e arkitektë bajga se ne nuk kemi ndonjë kusur. DUAM NJË SHQIPËRI TË RREGULLUAR URBANIKISHT DHE JO SI VENDE TË KADAHÁRIT! Urgjentisht injorancës ti tregohet vendi se ka degjeneruar Shqipërinë! Bjeruni gjith fundërrinave ku kanë e ku s kanë, bjeruni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar