Protesta për 'Bulevardin e Ri'/ Banorët e 'Bregut të Lumit' djegin goma: Do i vendosim flakën Veliajt (VIDEO)

Një grup banorësh nga 'Bregu i Lumit', që preken nga “Bulevardi i Ri” i Tiranës, po protestojnë këtë të hënë ndaj vendimit për prishjen e shtëpive dhe mos marrjes së dëmshpërblimit. Ata kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë dhe revoltën e tyre duke djegur goma. 

Banorët kërkojnë praninë e kryebashkiakut të Tiranës, teksa brohorasin njëzëri "hajde po ta mbajti" dhe "do të të vendosim flakën". Ata janë shprehur më parë se kryebashkiaku nuk e ka mbajtur fjalën e tij, përsa i takon dhënies së kompensimit për prishjen e banesave të tyre.

Protesta e banorëve të "Bregut të Lumit" ka filluar pas asaj të banorëve të "Unazës së Re" dhe Shkozës ndaj projektit "Unaza e Madhe". Protesta e tyre e parë është shënuar në fundin e vitit të kaluar, më katër dhjetor (Lexo këtu)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja