‘Sheshi Skënderbej’ në Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në protestën mbarëkombëtare që do të zhvillohet nesër (17 nëntor).

Lidhur me këtë protestë, i ftuar në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv, Emin Lati, luftëtar i luftës së UÇK si edhe kushëri i Adem Jasharit, tha se ndaj ish-krerëve të UÇK po bëhet padrejtësi. Sipas tij, ka qenë Serbia, ajo e cila ka bërë masakra në Kosovë.

‘Ne kemi zgjedhur Tiranën për të mbajtur këtë protestë, për padrejtësitë e Gjykatës Speciale. Në Kosovë ne na kanë vrarë, na kanë burgosur. Parlamenti i Kosovës e ka miratuar krijimin e asaj gjykate sepse ka qenë presion i ndërkombëtarëve. Por ata e kanë devijuar objektin për të cilin u krijuan. Ne nuk kemi bërë krime, Serbia i ka bërë krimet. Nëse ne jemi kriminel. Nëse ata do të dënohen kjo do të jetë e padrejtë, ne nuk do ta pranojmë, politika në Kosovë duhet që të bëjë pak më shumë në këtë drejtim, por ajo nuk është duke bërë asgjë. Shqipëria është duke na mbështetur aq sa po mund. Ne nuk kemi shkuar në Serbi, Serbia erdhi tek ne dhe vet i ka bërë masakrat’, tha ai.

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, tha se politika shqiptare ka vepruar kundër misionit të UÇK-së. Ai theksoi se sot ish-krerët e UÇK mbahen në burg, ndërsa sipas tij, ata që kanë bërë gjendocid në Beograd janë të lirë.

‘Të paktën nesër shqiptarët nuk duhet që të ndahen, duhet që të bëhen bashkë në këtë protestë. Madje kanë vepruar në të kundër të misionit të kauzës së misionit të UÇK. Lufta më e drejtës ka qenë lufta që ka bërë UCK dhe në pak kohë me mbështetje të SHBA çliruan Kosovën vetëm kjo duhet që të tingëlloi tek çdo politikan pa dallim dhe duhet që të jenë në krah të çlirimtarëve. Ata që kanë masakruar dhe kanë bërë gjenocid mbi popullsinë e Kosovës sot janë të lirë në Beograd’, tha ai.

Azgan Haklaj, i cili do të jetë moderator i protestës së UÇK, tha se protesta nuk është politike, por është organizuar nga shoqata partiotike. Ai theksoi se pas protestës do të transmetohet edhe një film me dëshmi nga aktet mizore të Serbisë në Kosovë gjatë luftës.

‘Protesta do të këtë pjesëmarrje të madhe, është një protestë gjithëkombëtare dhe do të protestojmë për padrejtësinë që po i bëhet ish-krerëve të UÇK në Hagë. Protestojmë dhe kërkojmë drejtësi dhe liri për ta. Ne nuk kemi pasur asnjë pengesë nga institucionet shqiptare. Nuk e ka organizuar asnjë parti politike, por nga organizata e veteranëve të luftës së UÇK, janë 20 shoqata partiotike që janë bashkuar. Ky miting do të zgjas rreth një orë, më pas do të kemi shfaqjen e një filmi që do të sjellë dëshmi tronditëse ndaj akteve mizore të Serbisë. Protesta do të hapet me himnin kombëtar që do ta këndojë Kastriot Tusha dhe më pas do të mbahen fjalime’, tha ai.

Rafis Aliti, ish-anëtarë i UÇK në një lidhje live nga Shkupi, tha se lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë.

‘Do t’i bashkohemi protestës, unë pres që edhe shqiptarët nga Maqedonia të bëhen pjesë e kësaj proteste. UÇK bëri në luftë të drejtë dhe të pastër, krerët e udhëhoqën ashtu si duhet dhe sot falë kerëve të UÇK ne kemi shtetin e pavarur', tha ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, Gazment Syla: Do të ketë impakt pozitiv, Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj

 

Gazmend Syla, nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të ‘UÇK’ tha se protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, sipas tij do të ketë impakt pozitiv. 

Ai theksoi se Gjykata e Speciale ka devijuar nga misioni për të cilën u krijuar, ndërsa tha se duhet që të bëhet një monitorim i punës së kësaj gjykate.

‘Ne duhet që të ngrejmë zërin për ato padrejtësi që po bëhen në Gjykatën Speciale, sepse mendojmë se zëri jonë do të ndihet më larg nga Tirana, sesa të ishim në vend tjetër. Ne e dimë se ajo gjykatë është edhe në përfundim të punës së saj. Këto protesta kanë për të pasur efekt. Kjo gjykatë ka devijuar misionin e saj për të cilin u krijua. Duhet një monitorim i punës së kësaj gjykate. Kjo është një gjykatë politike. Këtë luftë se kemi bërë vetëm ne por e kemi bërë bashkë me aleatët tanë. Ne e bëmë në tokë luftën, kurse ata e bënë përmes ajrit’, tha ai.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?