Gazmend Syla, nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të ‘UÇK’ tha se protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, sipas tij do të ketë impakt pozitiv. 

Ai theksoi se Gjykata e Speciale ka devijuar nga misioni për të cilën u krijuar, ndërsa tha se duhet që të bëhet një monitorim i punës së kësaj gjykate.

‘Ne duhet që të ngrejmë zërin për ato padrejtësi që po bëhen në Gjykatën Speciale, sepse mendojmë se zëri jonë do të ndihet më larg nga Tirana, sesa të ishim në vend tjetër. Ne e dimë se ajo gjykatë është edhe në përfundim të punës së saj. Këto protesta kanë për të pasur efekt. Kjo gjykatë ka devijuar misionin e saj për të cilin u krijua. Duhet një monitorim i punës së kësaj gjykate. Kjo është një gjykatë politike. Këtë luftë se kemi bërë vetëm ne por e kemi bërë bashkë me aleatët tanë. Ne e bëmë në tokë luftën, kurse ata e bënë përmes ajrit’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Protesta për ish- krerët e UÇK në Tiranë/ Lati: Po u bëhet padrejtësi! Prençi: Serbia bëri gjenocid në Kosovë! Aliti: Ushtria Çlirimtare bëri një luftë të drejtë