GJURGJICE- Rreth 500 ish bashkëluftëtarë të Fatmir Limajt po protestojnë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Gjurgjicë. Sot paradite pritej të bëhej inaugurimi i autostradës, Vërmicë-Merdarë, për nder të festës së 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Mediat kosovare informojnë se protestuesit kanë shkatërruar të gjitha pajisjet teknike në skenën e ndërtuar për ceremoninë e inaugurimit të 60 km të kësaj autostrade, raporton KTV. Protestuesit janë vendosur në podium dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Fatmir Limajt. “Nëse doni me festu, Fatmir Limajn duhet me e pru”- thërrasin ata.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po vëzhgojnë situatën por ende nuk ka ndërhyrë. Aktiviteti i cili parashikohej të jepej direkt nga RTK nuk do të transmetohet. Në këtë ceremoni pritej të ishte i pranishëm dhe kryeministri Berisha. Ndërkohë që indeksonline informon se disa automjete të institucioneve ishin larguar menjëherë. Protesta u organizua nga Brigada 122 “Kumanova”.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se ceremonia e inaugurimit është shtyrë më 13:00 ndërsa kryeministri Berisha pritet të mos marrë pjesë, pasi i dubet të kthehet në Shqipëri për të vazhduar aktivitetet festive.

(foto nga protesta)
AUTOSTRADA IBRAHIM RUGOVA
Autostrada “Ibrahim Rugova”, e cila vazhdoi aty ku e la Shqipëria, në Vërmicë mbërrin sot në Gjurgjicë, ku lidhet me autostradën tjetër që lidh Prishtinën me Pejën. Sot inaugurojmë 60 km, segmenti i pestë i kësaj autostrade. Qytetarët e shumtë të Kosovës, të cilët duan të përjetojnë kënaqësinë për të qenë të parët, nga sot pas orës 13:00 do të mund të lëvizin drejt Tiranës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com