Jonida Proga, motra e Egli Progës që u vra në Pogradec, preku me fjalimin e saj në protestën për Martin Canin para Ministrisë së Arsimit. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet për vrasjen e Martinit.
Me lot në sy, ajo tha se edhe familja e saj ishte detyruar të largohej nga Pogradeci pas humbjes së Egli Progës, duke e quajtur qytetin një "vend krimi". E këtu përmend edhe deklaratën e prindërve të Martinit, të cilët kanë thënë se duan të ikin në SHBA.
Ju tashmë më njihni, vazhdoj të jem motra e Egli Porgës. Erdha sot për Martinin, çfarë zemre duhet të ketë një nënë që as nuk mallkon e as nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj. A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vetëm vajton e vajton dhe nuk kërkon asgjë, e as drejtësi. Ku është Vilma Peleshi, nëna e vrasësit, përse nuk flet, pse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd. Ku do gjeni ju prindër më të paqtë se prindërit e Martinit që u iki drita e syve dhe s’kërkojnë asgjë vetëm të ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Prindërit e Martinit duan të ikin jashtë Shqipërisë e të harrojnë këtë vend që është kthyer në vend krimi. Edhe familja ime iku nga Pogradeci, erdhën në Tiranë se nuk mund të qëndrojnë në atë vend krimi. Edhe sa fëmijë të tjerë duhet të vriten me jataganë nëpër shkolla. Unë jam këtu për të bërë thirrje publike, për ata që kanë fëmijë, vëllezër motra, prindër që jetojnë të pasigurt në këtë vend, ngrihuni dhe mos lejoni më t’iu vriten të dashurit dhe të afërmit tuaj. Të kërkojmë drejtësi hyjnore dhe jo juridike. Këto do ta fillojmë, sot do kërkojmë përgjegjësi morale për therjen e Martinit.
I bëj thirrje policisë, mos bëj të njëjtin marifet si me vëllain tim. Gjej jataganin dhe vrasësin tjetër e të mos justifikohet. Qeveri po të thërras, po rrit kriminelë, ke përgjegjësi për atë që vrau Martinin. I bëj thirrje popullit të na bashkohen, ti bashkohen dhimbjes sonë. Mos bëni sehir por ngrihuni dhe bashkojuni Florinës.
Egli Proga u vra më 10 gusht në Pogradec, ku në rrethana ende të dyshimta Denis Meçe i mori jetën me grushta kokës 42-vjeçarit, Eglantin Proga, babai i dy fëmijëve.
Lajmi kryesor:
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, i pranishëm edhe babai! Prek gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund, ndryshe s'më duhet më jeta
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1746
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, i pranishëm edhe babai! Prek gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund, ndryshe s'më duhet më jeta
25 Nëntor, 17:07
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor, 16:44
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40
-
U ekzekutua në atentat, ja si ka përfunduar makina luksoze e Klaudio Prendit! Vrasësit shenjëstruan xhamin e shoferit të ‘Mercedes G Class’
25 Nëntor, 15:38
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Edmond Dragoti në Report Tv: Ngjarje të tilla, ndërgjegjësojnë opinionin! Komunikimet online po krijojnë një shoqëri të sajuar, shqiptarët po shfaqin probleme mendore
25 Nëntor, 14:11
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit
25 Nëntor, 09:17
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48