Protesta për të liruar Noizyn? Familja dhe menaxheri distancohen: Falenderojmë fansat, por ne po ndjekim vetëm rrugën ligjore

Protesta për të liruar Noizyn? Familja dhe menaxheri distancohen: Falenderojmë fansat, por ne po ndjekim vetëm rrugën ligjore

Noizy dhe Dj Crax

Pas lajmit që po qarkullon se fansat e Noizyt do të organizojnë një protestë për lirimin e tij, ka reaguar familja dhe stafi menaxherial i tij.

Nëpërmjet menaxherit Ermir Gjyzeli, ata kanë falënderuar fansat e këngëtarit për mbështetjen, por nga ana tjetër janë distancuar nga protesta, duke theksuar se nuk kanë ndërmarre organizim për asnjë protestë.

Nga ana tjetër nëpërmjet menaxherit Ermir Gjyzeli, në reagimin për mediat theksohet se familja po merret vetëm me rrugën ligjore për zbardhen e të vërtetës.

Reagimi i plotë:

Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt). Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.

Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës. Stafi menaxherial.

Rigels Rajku, i  njohur për të gjithë me emrin Noizy, u arrestua në Shëngjin më 7 gusht, pasi akuzohet për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax. Ata u prangosën me kërkesë të autoriteteve të Kosovës për rrahjen e Medin Isenit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës