Protesta për vrasjen e 25 vjeçarit, nën hetim 2 organizatorët në Durrës! Kreu i FRPD-së Shyqyri Myrtollari dhe një student

Protesta për vrasjen e 25 vjeçarit, nën hetim 2 organizatorët në Durrës! Kreu i FRPD-së Shyqyri Myrtollari dhe një student

Pamje nga protesta

Për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha janë zhvilluar protesta dhe në disa qytete të vendit tonë përveç Tiranës.

Nërkaq janë proceduar organizatorët penalisht Artion Bajramaj kreu FRPD Durrës dhe  Shyqyri Myrtollari student në Universitetin Aleksandër Mojsiu Durrës (UAMD).

Njoftimi i policisë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 2 organizatorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 09.12.2020, rreth orës 17:00, këta shtetas kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme për vrasjen e 25 vjeçarit/ Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, nën hetim 2 të Durrësit! Në kërkim këngëtari Stresi dhe 7 protestues të tjerë, 16 efektivë të lënduar


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar