Policia ka arrestuar 3 organizatorët e protestës së dhunshme që është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga polici.

Të arrestuarit janë Robert Poshnjari 21 vjeç, banues në Tiranë, Altin  Koçi, 29 vjeç, banues në Durrës dhe Vilson Kulemani 23 vjeç pjesë e FRPD. Shpallet në kërkim këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi dhe 7 protestues të tjerë, kurse u proceduan në gjendje të lirë 4 persona. 

Këta persona sipas policisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Po sipas policisë protestuesit kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të policisë, me sende të forta, duke lënduar 16 punonjës prej tyre. Në protestë ka patur edhe fëmijë të dhunshëm, e një pjesë e tyre janë proceduar penalisht.

Për vrasjen e 25-vjeçarit janë zhvilluar protesta dhe në disa qytete të vendit, përveç Tiranës. Në Durrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 organizatorët të cilët policia i akuzon për grumbullim dhe manifestim të paligjshëm. Ata janë Artion Bajramaj kreu FRPD Durrës dhe Shyqyri Myrtollari student në Universitetin Aleksandër Mojsiu Durrës (UAMD).

Veprat penale mbi të arrestuarit, të proceduarit në gjendje të lirë dhe të shpallurit në kërkim janë “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Para ambienteve të Ministrisë së Brendshme, këngëtari Stresi, është shprehur mjaft i revoltuar duke adresuar një sërë akuzash ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë. Protesta më vonë u shoqërua me dhunë ndaj disa institucioneve shtetërore. 

Protestuesit nuk kursyen as pemën e Krishtlindjeve të kryeminsitria të cilën e dogjën dhe më pas e rrëzuan. Në fund iu drejtuan qendrës ku dëmtuan dhe i vunë flakën edhe pemës së madhe në mes të sheshit. Shënjestra e fundit ishte drejtoria vendore e policisë së Tiranës, ku dhe aty pati disa përplasje ku policia përdori gaz lotsjellës ndërsa protestuesit dogjën disa kosha me plehra. Përpos dëmeve materiale të lënduar kanë mbetur 16 efektivë, njëri prej tyre rrezikon të humbasë syrin.

VIDEO/ Një ditë pas protestës ja gjendja e Sheshit Skënderbej

 

VIDEO/ Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:44
Protesta për vrasjen e 25 vjeçarit, nën hetim 2 organizatorët në Durrës! Kreu i FRPD-së Shyqyri Myrtollari dhe një student

Për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha janë zhvilluar protesta dhe në disa qytete të vendit tonë përveç Tiranës.

Nërkaq janë proceduar organizatorët penalisht Artion Bajramaj kreu FRPD Durrës dhe  Shyqyri Myrtollari student në Universitetin Aleksandër Mojsiu Durrës (UAMD).

Njoftimi i policisë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 2 organizatorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 09.12.2020, rreth orës 17:00, këta shtetas kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ora 09:15
Protesta në Tiranë/ Policia: Arrestohen 3 organizatorët! Në kërkim 8 protestues të tjerë, 4 të proceduar në gjendje të lirë! 16 efektivë të lënduar (Akuzat)

1607591019_1607590216VILSONPULEMANI.jpg

Vilson Kulemani pjesë e FRPD

 

Policia ka arrestuar 3 organizatorët e protestës së dhunshme që është zhvilluar mbrëmjen e djeshme për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga polici.

Në kërkim siç njofton policia janë shpallur 8 shtetas të tjerë kurse u proceduan në gjendje të lirë 4 persona.

Këta persona siç njpofton policia, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta, lëndë piroteknike duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë.

Njoftimi i policisë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen në gjendje të lire 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” arrestuan në flagrancë, persona të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” shtetasit :

R.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A.K., 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K., 23 vjeç.

Si dhe u proceduan në gjendje të lire 4 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 shtetas.

Këta shtetas ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta, lëndë piroteknike  duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë.  Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë.

Vijon puna  për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrjen në këtë tubim dhe për kryerjen e veprimeve te kundraligjshme .

Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

Njëkohësisht Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestave të paligjshme, pasi do të marrë masa dhe nuk do lejojë të zhvillohen protesta të tilla, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit  do të përballen me forcën e ligjit.

VIDEO/ Momentet e dhunës në protestë