Protesta përpara Kuvendit, Meta: Dënoj aktet e dhunshme, palët të distancohen dhe të rivendosin dialogun

Protesta përpara Kuvendit, Meta: Dënoj aktet e dhunshme, palët të distancohen dhe të rivendosin dialogun

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e banorëve të ‘Unazës së Re’ para Kuvendit të Shqipërisë. Në një reagim të shpërndarë për mediat, Meta tha thotë se “po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë nga qytetarët e prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë”.

Kreu i shtetit shpreh keqardhjen më të thellë për aktet e dhunshme të shfaqur gjatë kësaj proteste dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të shmangin çdo përplasje dhe të vendosin sa më parë një dialog institucional në mënyrë që ankesat e banorëve të shqyrtohen duke i dhënë një zgjidhje kësaj situate.

Pasi u njoh me raportimet, se disa efektivë të Policisë së Shtetit dhe protestues paqësorë janë lënduar sot para Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen më të thellë dhe u uron shërim sa më të shpejtë. Presidenti Meta dënon aktet e dhunshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve të distancohen menjëherë nga dhuna dhe të bëjnë maksimumin për të shmangur konfliktin dhe gjuhën së forcës së përdorur në këtë çështje. 

Presidenti Meta gjen rastin t’u bëj apel sërish institucioneve shtetërore të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore dhe kërkon urgjentisht rivendosjen e dialogut me banorët e prekur nga ky projekt për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik. Gjithashtu, Presidenti i Republikës i bën thirrje politikës të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe bashkëpunimi e dialogu, ndërkohë që nxitësit e dhunës duhet të izolohen””, thuhet në reagimin e presidentit Ilir Meta.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lilo: 22/11/2018 19:45

    I denon ti keto akte o mut muti qe ishje ne bashkeqeverisje kur vrisnit protestuesit e pafajshem o legen pederast?

    Përgjigju
  • Phyy teee: 22/11/2018 19:12

    boll se denove me fjale se u lodhe

    Përgjigju
  • Lsi: 22/11/2018 18:59

    Me cfare mjetesh e denon ky? Me burg? Pushkatim? ... apo me fjale..?

    Përgjigju
  • xreport: 22/11/2018 16:26

    dialog per cfar? qe u te mos arrestoheni? te mos sekuestrohet pasuria nga SPAK? jo ska dialog po deshet dialog shkoni tek SHBA dhe BE se ato i kan dosjet gati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari