Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook pas protestës së Shoqërisë Civile para Kryeministrisë deklaron se Rama e ka hak drurin, pasi nuk qeveris dot me popullin. Opozita e bashkuar ka paralajmëruar sërish protesta në javën që vjen kundër qeverisë Rama.

Kryeministri qe demek do qeveriste me popullin i fshihet popullit.Sa turp!!! Kryeministri tha se do qeveriste medemek me popullin.Kjo ishte parulla me te cilen permbyti televizionet,facebook e tëiter e cdo cmenduri qe i doli perpara. Po tani?? Shoqeria civile tani eshte perpara kryeministrise dhe kryeministri rri i fshehur vrimave.

Populli del ne Kukes kryeministri struket ne Vlore e pastaj u flet me Ertv nga zyra. Populli permbytet ne Shkoder kryeministri fshihet ne Korce. Populli eshte ne gjithe rruget e Shqiperise ky zhduket fare nga qarkullimi. Policet e Kryeministrit rrembejne popullin e Kukesit,naten ne gjume ky fshihet ne studiot e tv e ben sikur flet nga Australia.

Kjo ishte qeverisja e falimentuar e kryeministrit me popullin. Ky kryeminister qe ja tall,ja perçmon,ja perbuz hallin popullit jo vetem nuk qeveris dot kurre me popullin,por e ka hak bile e ka pak drurin e popullit

Petrit Vasili