Protesta e banorëve të Astirit, dita e 64-të, Balliu: Nesër dita kur i japim ”shuplakën” Rilindjes

Protesta e banorëve të Astirit, dita e 64-të, Balliu: Nesër dita kur i japim ”shuplakën” Rilindjes

Klevis Balliu, deputet i PD bashkë me banorët tek protesta e Unazës së Re

Banorët e zonës së Astirit që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” kanë dalë edhe këtë të dielë për të protestuar në ditën e tyre të 64-ët.

Duke bllokuar sërisht rrugën ata vazhdojnë të kundërshtojnë shembjen e ndërtesave të tyre duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat pa marrë dëmshpërblim në vlerën e tregut për banesat e tyre. Nën thirrjet “Anullo Projektin”, "Edi Rama ka maru", "Qeveria është rrëzu", banorët kërkojnë që kryeministri Edi Rama të firmosë anulimin e projektit të “Unazës së re”, pasi në të kundërt do të marrë përgjigjen nga populli i cili në zgjedhjet e ardhshme, sipas tyre nuk do të mund të marrë asnjë votë. Në mbështetje të tyre ishin edhe deputetë të opozitës, të cilët i bënë thirrje qytetarëve që nesër të bashkohen në protestë me studentët.

Një ndër mbështetësit e protestës nga opozita ishte dhe deputeti demokrat Klevis Balliu i cili prej kohësh ka dalë në krah të banorëve. Ai deklaroi se ka ardhur koha që t’i jepet lamtumira kësaj qeverie duke ftuar qytetarët të bashkohen të hënën me protestën e studentëve.  

Shqiptarët do ja kthejnë në të njëjtën mënyrë Ramës, Ballës dhe Mond Begos. Sot qeveria shqiptare është kthyer në një qeveri familjare, ku burri i gruas bëhet ministër, shokët e gruas bëhen ministra. Kjo kohë ka marrë fund, ka ardhur momenti që ne ti japim shuplakën e merituar kësaj qeveri. Ndaj nesër ju ftoj ti bashkoheni protestës së studentëve dhe ata protestës tuaj pasi armiku është vetëm 1, Edi Rama. Nesër të gjithë bashkë para kryeministrisë për ti dhënë lamtumirën e fundit qeverisë së Rilindjes.

Klevis Balliu , deputet i PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 06/01/2019 23:28

    C’fare do besh,do i vesh gjobe sic i vinte babai yt “gazetar” biznesmeneve dhe personaliteteve duke i bere shantazh per te mos perhapur lajme te rreme fhe per mos hedhur balte? Keto i keni bere me Ramen pra ngelet vetem t’ia rruani...

    Përgjigju
  • vani: 06/01/2019 22:22

    Ti rrush leshte rames ti klevis balliu se per berber e ben por per deputet jo

    Përgjigju
  • sula: 06/01/2019 18:46

    Krruci Fahriut , per ty Rama rron 1000 vjet o debil

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar