TIRANË-  Pamjet si ato të së mërkurës kur institucione si Kryeministria, Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese u sulmuan nga persona të maskuar nuk u përsëritën këtë të enjte pasi policia fortifikimin te Bulevardi Dëshmorët e Kombit e kishte më të fortë se një ditë më parë. Por zbuluar mbeti sërish thuajse çdo rrugë e Tiranës të cilat edhe këtë ditë të tretë të protestës ranë pre e akteve vandale dhe shkatërrimit masiv.

Disa qindra protestues, shumica të maskuar, mbollën sërish shkatërrim në çdo rrugë që e shkelën.  Pre e sulmeve ranë Kuvendi, Bashkia e Tiranës, disa ministri, institucione kulturore dhe Teatrit i Kukullave, muzeu Shtëpia e Gjetheve e deri te Xhamia Mbret, ndërsa objektiv më i madh i akteve shkatërruese ishin çdo bankë që iu doli përpara në marshim, dhe bizneset e vogla rrugëve të Tiranës. Ato biznese që mbajnë ekonominë e një familjeje të vetëpunësuar si kioskat e vogla në anë të rrugës.

Kudo ku kaloi protesta, nga vandalizmit nuk i shpëtuan pemët, lulet në rrugë, stolat, sinjalistika rrugore, apo deri sigurisht koshat në flakë. Të lënduar mbetën 40 persona, 26 prej tyre efektivë. Një efektiv nga Durrësi dhe një nga Shkodra janë ende në spital. 

Në ditën e tretë të protestës marshimi nisi që në orën 9 të mëngjesit dhe që aty edhe shkatërrimet e para. Mbërritja të Ministria e Arsimit rreth orës 10:25 por policia nuk lejoi asnjë minutë grumbullim. Ndërhyri dhe me gaz lotsjellës dhe spraj. Pas 30 minutash nisën edhe arrestimet dhe shoqërimet e para.

Protestuesit u rigrumbulluan dhe arritën në një moment të hapnin një nga dyert e Ministrisë së Arsimit por policia hodhi sërish gaz. Pas pak më shumë se një orë përplasje te Ministria e Arsimit, lëvizet drejt Sheshit Skënderbej. Në tërheqje vijojnë sulmet ndaj çdo prone publike dhe private.

Gurë në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa blutë ndërhyjnë me spraj dhe gaz lotsjellës. Te Rruga e Elbasanit, nga ambasada amerikane te 7 xhuxhat, vala e shkatërrimit ishte e jashtëzakonshme. Një kioskë e vogël të Rruga e Elbasanit plaçkitet dhe vidhet çdo gjë brenda. Rikthim të blloku i ministrive. Shqyhet dera e mbetur e Ministrisë së Ekonomisë, e cila më vonë edhe digjet.

Një sulm i dhunshëm ndaj efektivë të policisë, shumë të pakët në numër. Ndërkohë që hidhet gaz lotsjellës. Është e vetmja mënyrë se si protestuesit të mund të kthehen mbrapsht kur dhuna eskalon, për shkak se janë më të shumtë në numër.

Marshime sërish të Rruga e Durrësit, ndërsa rikthimi në qendër në zonën e njohur si Piazza u shoqërua me diegie pemësh e stola të mbetur nga një ditë më parë. Të gjitha në flakë.

Përplasja në qendër vijoi e gjatë. Shkatërrimet pa fund. Në një moment u tentua të sulmohej selia e PS por policia hodhi gaz lotsjellës dhe nuk u lejua. U vodhën dhe celularë në një dyqan privat të një kompanie telefonike.

Shokuese ishte edhe sulmi në një degë në Bankën Credins në zonën e 9-katësheve. Gjithçka u shkatërrua, dokumentet u nxorën jashtë për t’u djegur. Policia mbërriti vetëm pasi gjithashtu ishte shkatërruar.

Pas një shpërndarje në disa drejtime të ndryshme të Tiranës, Selvia. Pazari, Sheshi apo Parlamenti, rigrumbullohen në zonën e Bankës së Shqipërisë, dhe vetëm pak metra me tutje pre bie një tjetër bankë e nivelit të dytë.

Tentativa e radhës për te Kryeministria dështon sërish, sapo mbërrijnë policia vendoset në pozicion dhe i shpërndan me ujë e gaz. Protestuesit u rikthyen në zonën e bllokut, ku edhe këtu krijuan kaos. Një kioskë në krah të Piramidës merr flakë, bashkë me të edhe disa pemë ngjitur. Zjarrfikësja nuk u duk.

Ora shënoi 18:50 kur policia nisi mësymjen për të spastruar bulevardin dëshmorët e atdheut. Protestuesit iu kthyen ashpër me gurë, duke sjellë një tërheqje.

Vetëm pak minuta më pas teksa largoheshin nga Bulevardi, të maskuarit djegin stacionin e autobusit te Ura e Bllokut dhe një tjetër kioskë pranë Kryeministrisë.

Disa orë marshim, kaos dhe shkatërrim nëpër Tiranë, nga stacioni i trenit te Zogu i Zi, e sërish në bulevard.

Ishte ora 20:45 kur policia nisi mësymjen më të madhe. Disa dhjetëra forca speciale dolën të shoqëruara edhe me makina policie, duke pastruar bulevardin por marshimit dhe dhuna nuk u ndal.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
‘Kemi shumë frikë’- Protestuesit e maskuar sulmojnë konviktet në Tiranë me gurë e leva hekuri, thyejnë dyer e dritare dhe futen brenda godinave! Tmerr te studentët (VIDEO)

 

Protesta e dhunshme që po zhvillohet prej 3 ditësh në Tiranë ka marrë përmasa të frikshme.

Protestuesit kanë sulmuar mbrëmjen e sotme me gurë dhe leva hekuri edhe konviktet në Qytetin Studenti, brenda të cilit ndodhen studentë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se situata brenda konvikteve është kaotike, ku studentët janë të trembur dhe të pambrojtur përballë agresionit.

‘Në Qytetin Studenti në Konvikte po i thyejnë të gjitha, kemi shumë frikë’- thotë një prej studenteve.

Gjatë këtyre tre ditëve protestë, protestuesit e dhunshëm e të maskuar kanë plaçkitur e djegur institucionet, bankat, bizneset private dhe kanë sulmuar brutalisht efektivët e Policisë.

Ora 22:31
Protesta, mister mbi episodin në bulevard (VIDEO)

 

Mister mbi një episod jo të zakontë të filmuar në bulevard gjatë protestës së mbrëmjes këtë të enjte. Në një video që ka bërë xhiron e rrjetit shihet një çift mbi një motor, i ndaluar nga katër persona civil, të cilët më pas tërheqin burrin me forcë duke e futur atë në brendësi të një furgoni të bardhë me targa normale.

Pamjet ushqyen hipetza të ndryshme, deri te ajo e një rrëmbimi të mundshëm. Ndërsa Adriatik Lapaj, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, duke denoncuar ngjarjen, i identifikon të katër civilët si punonjës policie. Vetë policia nuk ka bërë asnjë koment mbi ngjarjen.

Ora 22:16
Zjarr e kaos në Tiranë/ Deputeti Korreshi shfaqet i qeshur në tubim, ‘selfie’ me një protestues të maskuar

1792095433_xytiu.JPG

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në protestën e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë.

Korreshi ka shkrepur një selfie me një prej protestuesve të maskuar, ku shfaqet i qeshur dhe plotë gëzim.

Me Korreshin, protestuesit janë treguar ‘të mëshirshëm’, pasi nuk e kanë përzënë nga tubimi ashtu si bënë 2 ditë më parë me një grup të deputetëve demokratë.

Ora 21:25
Akte vandale! Një grup afrohen pranë kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz (VIDEO)

 

Një grup protestuesish janë rikthyer sërish pranë kryeministrisë për të shkaktuar trazira.

Policia ndërhyn duke i shpërndarë me gaz.

Ora 21:18
Me maska dhe hekur në duar, rikthehet një grup të rinjsh pranë ish-hotel Dajtit

1792092286_parahoteldajtit.png

Rrugët e Tiranës janë kthyer në kaos si pasojë e akteve vandale të protestuesve.

Një grup të rinjsh me maska dhe hekur në duar kanë ardhur sërish pranë ish-hotel Dajtit.

 

Ora 20:49
Policia nis me shoqërimet e protestuesve në zonën e ish-Bllokut

 

Policia ka shoqëruar disa protestues në zonën e ish-bllokut.  

Ora 20:48
Policia të tjera shoqërime pas akteve vandale të protestuesve! Protestues të tjerë i ndjekin me makina e motorë (VIDEO)

 

Policia ka bërë të tjera shoqërime të protestuesve në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet protestues me makina e motorë kanë ndjekur nga pas makinat e uniformave blu.

Ora 20:42
Protestuesit tjetër sulm ministrisë së Ekonomisë, i vihet flaka derës (VIDEO)

 

Protestuesit i janë rikthyer sulmeve ndaj Ministrisë së Ekonomisë, duke i vënë flakën derës.

Ora 20:29
Protestuesit shkulin ndriçuesit dhe tabelat rrugore në 'Vasil Shanto' (VIDEO)

 

Protestuesit kanë vijuar me aktet e dhunës në kryeqytet.

Në Vasil Shanto ata kanë shkulur ndriçuesit dhe tabelat rrugore.

Ora 20:23
Rrugët e Tiranës në flakë, i vihet zjarri në tjetër kioske te 'Tajvani' (VIDEO)

 

Protestuesit kanë vijuar të djegin kioskat në kryeqytet.

Të maskuar ata i kanë vënë flakën një tjetre te 'Tajvani'.

Ndërkohë është riaktivizuar sërish zjarri te stacioni i autobusit.

Ora 20:00
Protesta/ Hidhet gaz lotsjellës dhe ujë pranë Ministrisë së Brendshme (VIDEO)

 

Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë pranë Ministrisë së Brendshme për të shpërndarë protestuesit.

Ora 19:48
Tjetër akt vandal nga protestuesit, kioska në rrugën e Elbasanit ‘përpihet’ nga flakët (VIDEO)

 

Një tjetër kioskë është djegur në rrugën e Elbasanit në Tiranë, pasi protestuesit e maskuar të dhunshëm i vendosën flakën gjatë mbrëmjes së sotme.

Gjatë pasdites së sotme, disa kjoska dhe kosha mbeturinash janë djegur nga protestuesit, ndërkohë që janë sulmuar me gurë dhe sende të forta institucionet, bankat dhe bizneset private.

Ora 19:37
Protesta dhe kaosi në Tiranë, 26 të lënduar! Mes tyre edhe efektivë policie

1792052531_protestalsa.jpg

26 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e protestës që po vijon në Tiranë.

Mes të lënduarve janë efektivë policie dhe protestues, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë

Në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra,  i është nënshtruar ndërhyrjejes kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë, pritet reagimi.

Gjithashtu, 2 protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, një prej tyre (vajzë) në observim, gjendje stabël për momentin.

Pak minuta më parë kanë mbërritur 3 kalimtarë, jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.

Ora 19:35
Tym e flakë rrugëve të Tiranës, protestuesit e dhunshëm u vënë zjarrin koshave të mbeturinave 'Zog të Zi' (VIDEO)

 

Protestuesit u kanë vendosur flakën koshave të mbeturinave në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.

Ky akt është në vazhdimësi të një sërë aktesh të tjera dhune dhe plaçkitjeje që protestuesit kanë kryer në rrugët e kryeqytetit.

Ora 19:32
Protesta në Tiranë, disa të shoqëruar te 'Treni' pas shkatërrimit të tabelave rrugore (VIDEO)

 

Policia ka kapur disa protestues te zona e 'Trenit.

Të maskuar protestuesit vijuan me shkatërimin e tabelave rrugore.

Ora 19:26
Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit nisin të shpërndahen në rrugët e kryeqytetit! (VIDEO)

 

Pas sulmeve me gurë ndaj policisë dhe djegies së kioskave në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’ protestuesit kanë nisur të shpërndahen në rrugët e Tiranës.

Disa prej tyre kanë shkuar nga ‘Treni’ e disa të tjerë drejt ‘Zogut të Zi’.

Të maskuar protestuesit te ‘Treni’, kanë dëmtuar disa tabela rrugore. 

Ora 19:20
Nuk ndalen aktet e dhunës, protestuesit i vënë flakën stacionit të urbanëve dhe një tjetër kioske (VIDEO)

 

Protestuesit i kanë vënë flakën një tjetër kioske përball ish-hotel Dajtit. Në zjarr edhe një stacion urbani te Ura e Bllokut pranë Tajvanit.

Ora 18:59
Përshkallëzohet dhuna në bulevardin Dëshmorët e Kombit, protestuesit e maskuar sulmojnë me pllakat e trotuarit efektivët e Policisë (VIDEO)

 

Dhuna e ushtruar nga protestuesit kundër efektivëve të Policisë që janë pozicionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit është përshkallëzuar gjatë orëve të fundit.

Report Tv ka siguruar pamje kur protestuesit godasin pa mëshirë me pllakat e trotuarit në drejtim të efektivëve të Policisë.

Nga ana tjetër, Policia u është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë. Dy autobotë uji janë pozicionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

Ora 18:51
Përshkallëzohet situata para Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve (VIDEO)

 

Policia ka hedhur gaz lotsjellës pranë Kryeministrisë për shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkohë gjatë ndërhyrjes protestuesit kanë gjuajtur me gur.

Ora 18:42
Vijojnë aktet vandale në kryeqytet, protestuesit i vënë flakën tabakinos përballë ‘Resë’ së Tiranës (VIDEO)

 

Aktet vandale të protestuesve po vijojnë për të tretën ditën në Tiranë, ku institucione, banka e biznese private janë djegur dhe sulmuar me gurë e sende të forta.

Sëfundmi protestuesit i kanë vënë flakën një tjetër tabakinoje që ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, që ndodhet përballë instalacionit ‘Reja’ në kryeqytet.

Ora 18:21
Protesta e dhunshme/ Zjarr në 'Bulevardin Dëshmorët e Kombit', marrin flakë pemët përreth (VIDEO)

 

Pas kioskës së djegur, disa pemë në 'Bulevardin Dëshmorët e Kombit' janë përfshirë nga flakët e vëna nga protestuesit.

Ora 18:14
Kioska në Tiranë bëhet shkrumb e hi, protestuesit i vënë zjarrin! Tymi mbulon zonën (VIDEO)

Një tjetër kioskë është djegur nga protestuesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Tymi i zi ka mbuluar zonën.

Ora 17:56
Policia gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, një person mbetet pa ndjenja! Ndihmohet nga të pranishmit e tjerë (VIDEO)

 

Një person në zonën e Lagunës, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ka mbetur pa ndjenja për shkak të gazit lotsjellës, gjatë protestës së dhunshme të organizuar në Tiranë.

Report Tv ka siguruar pamje të protestuesit të shtrirë në tokë, ndërkohë që një grup personash të  tjerë i kanë ardhur në ndihmë.

Ora 17:53
Protestuesit me maska e kapuçë, hedhin fishekzjarre drejt policisë në 'Bulevardin Dëshmorët e Kombit' (VIDEO)

 

Protestuesit janë përplasur sërish me policinë në 'Bulevardin Dëshmorët e Kombit'.

Me maskë dhe kapuçë ata kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të uniformave blu.

Ora 17:49
Protestuesit përmbysin kosha, shkatërrojnë sinjalistikën dhe u vënë flakën objekteve te Ura e Vodafone (VIDEO)

 

Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku një numër i madh protestuesish janë mbledhur te Ura e Vodafone, pranë Piramidës së Tiranës.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv në zonë janë përmbysur kosha mbeturinash, kanë shkatërruar sinjalistikën rrugore dhe në mes të rrugës u kanë vënë objekteve flakën.

 

Ora 17:34
Protestuesit përplasen me policinë, i kthejnë mbrapsht gazin lotsjellës (VIDEO)

 

Protestuesit po përplasen me policinë te Kryeministria. Ata po u kthejnë mbrapsht gazin lotsjellës, duke e hedhur në drejtim të efektivëve të policisë.

Ora 17:34
Ish-Blloku në kaos total, protestuesit e dhunshëm u vënë flakën koshave të mbeturinave në disa rrugë! Sulm edhe bizneseve (VIDEO)

 

Protestuesit kanë kthyer në kaos total zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku kanë djegur kosha mbeturinash në disa rrugë të zonës.

Kosha mbeturinash të djegur ka pasur te rruga Vaso Pasha, te rruga Edit Durham, por edhe në zona të tjera të ish-Bllokut.

Ndërkohë protestuesit e dhunshëm gjatë marshimit në bllok kanë sulmuar edhe bizneset private që gjenden në zonë.

Ora 17:21
Protestuesit e dhunshëm sulmojnë me gurë godinën e Kryeministrisë, efektivët u përgjigjen me ujë e gaz lotsjellës (VIDEO)

 

Protestuesit pasi kanë plaçkitur banka e biznese private në rrugët e Tiranës, janë grumbulluar sërish te Kryeministria, drejt së cilës kanë hedhur gurë dhe sende të forta.

Ndërkohë efektivët e Policisë që janë të vendosur krah godinës, u jan kundërpërgjigjur protestuesve me ujë e gaz lotsjellës.

Ora 17:02
Protestuesit rikthehen sërish të kryeministria, të gjitha grupet mblidhen në bulevard (VIDEO)

 

Të gjithë grupet e protestuesve janë rikthyer sërish në  bulevardin para Kryeministrisë.

Ora 16:56
Xhama të thyer, protestuesit vijojnë me shkatërrimet e kompanive celulare te 'rruga e Elbasanit' (VIDEO)

 

Protestuesit ka vijuar me shkatërrimet e kompanive celulare te 'rruga e Elbasanit'.

Ata kanë thyer xhamat e biznesit, ndërsa në rrugë kanë flakur dokumenta të kompanisë.

Ora 16:49
Institucionet financiare nën sulm, protestuesit e dhunshëm plaçkisin një tjetër bankë në Tiranë! Dokumentat hidhen në rrugë (VIDEO)

 

Protestuesit i dhunshëm kanë vijuar sulmet ndaj institucioneve financiare në Shqipëri, duke u ndalur sëfundmi te një tjetër bankë e nivelit të dytë në kryeqytet.

Ky sulm është në vazhdën e të tjera sulmeve ndaj bankave dhe institucioneve financiare në kryeqytet. Nga pamjet duket se protestuesit kanë plaçkitur gjithçka brenda bankës dhe kanë nxjerrë dokumentat në rrugë.

Ora 16:47
Protestat e dhunshme në Durrës, plagosen nëndrejtori i Policisë dhe 5 efektivë! Spahiu nga spitali: Dhuna nuk është zgjidhje (VIDEO)

 

Nëndrejtori i Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë protestës së zhvilluar në qytet. Ata po marrin trajtim në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe, sipas ministres Klodiana Spahiu, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Spahiu ka publikuar pamje nga spitali, ku ka shprehur mirënjohjen për mjekët, infermierët dhe ekipet e urgjencës që po kujdesen për personat e lënduar.

Ajo u ka bërë thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të kujdesen për fëmijët dhe të rinjtë, duke i mbrojtur nga përfshirja në akte dhune.

“ Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen time të plotë për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe çdo punonjës shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët po përballojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi situatën e krijuar, duke garantuar kujdesin e nevojshëm për çdo person të lënduar. Një thirrje për prindërit, mësuesit dhe pedagogët: të kujdesemi së bashku për fëmijët dhe të rinjtë tanë, t’i ndërgjegjësojmë dhe t’i mbrojmë nga përfshirja në akte dhune që mund të rrezikojnë jetën dhe të ardhmen e tyre. Të dashur të nxënës dhe studentë, protesta paqësore është e drejta juaj legjitime, por dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk mund të justifikohet nga asnjë kauzë" shkroi ajo në Facebook

Ora 16:29
Protestat e dhunshme në Tiranë, dëmtohet në kokë një vajzë! Dyshohet se u godit nga bombola e gazit lotsjellës (EMRI+VIDEO)

 

Një vajzë, Evanthi Pango, e pranishme në protestat e dhunshme që po zhvillohen prej 3 ditësh në Tiranë, është dëmtuar në kokë.

Dyshohet se ajo u dëmtua pasi një bombol e hedhur nga Policia për përhapjen e gazit lotsjellës i ra në kokë. Për shkak të gjakderdhjes së madhe, ajo u transportua me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Fatmirësisht raportohet se Evanthi Pango ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore për momentin dhe në vëzhgim të vazhdueshëm nga mjekët.

Kujtojmë se protestuesit kanë hedhur sasi të mëdha gurësh dhe sendesh të forta në drejtim të institucioneve, bankave, bizneseve private dhe forcave të policisë. Kjo ka bërë që efektivët t'u përgjigjen me ujë e gaz lotsjellës.

Ora 16:24
Kaos në të dyja anët e Lanës në Tiranë, qindra protestues të maskuar bllokojnë Unazën! Shkulin shtyllat e ndriçimit, dëgjohen shpërthime (VIDEO)

 

Në të dyja anët e Lanës në Unazë po shpalosen skena kaotike. Shpërthime dëgjohen në zonë ndërkohë që me qindra protestues të maskuar shihen se kanë bllokuar rrugën. Protestuesit shihen duke shkulur shtyllat e ndriçimit e shkaktuar dëme në hapësirat publike.

Ora 16:21
Protestuesit i vënë flakën kioskës, djegin koshat e hedhin fishekzjarrë në rrugë! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës (VIDEO)

Situatë e tensionuar te rruga e Elbasanit. Protestuesit kanë shenjëstruar një tjetër kioskë duke i vënë flakën. Protestuesit mblodhën edhe koshat në mes të rrugës, i vendosën flakët, ndërsa hodhën edhe fishekzjarrë.

Ora 16:20
Protestuesit e maskuar sulmojnë një tjetër bankë pranë 'rrugës së Elbasanit'! (VIDEO)

 

Protestuesit e maskuar kanë sulmuar një tjetër bankë pranë 'rrugës së Elbasanit'.

Ndërkohë raportohet se ka mbetur e lënduar një protestuese.

Ora 16:17
Ministria e Shëndetësisë:15 të lënduar nga protestat e dhunshme në Tiranë, mes tyre 9 policë dhe 2 të mitur!

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e të lënduarve deri në orën 16:15. Katër protestues dhe katër policë vijojnë të marrin trajtim në Spitalin e Traumës.

15 persona kanë marrë trajtim mjekësor pas protestave të dhunshme, mes tyre 9 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, një efektiv policie nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv në Spitalin e Traumës.

Në këtë spital janë paraqitur gjithsej 14 të lënduar, mes tyre 8 policë, 4 protestues dhe 2 të mitur. Aktualisht, katër efektivë vijojnë të marrin kujdes mjekësor, dy prej të cilëve janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në spital ndodhen edhe katër protestues, të gjithë në gjendje të mirë.

Njëri prej të miturve është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, pasi mori trajtimin e nevojshëm nën kujdesin e ekipit mjekësor dhe në praninë e psikologut. Ai është larguar i shoqëruar nga prindi.

Ndërkohë, në QSUT “Nënë Tereza” është paraqitur edhe një efektiv policie, i cili ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është larguar sipas rekomandimit të mjekëve.

Ora 16:13
Protestat e dhunshme, protestuesit i vënë flakën koshave në Tiranë! Njëri hipën majë shtyllës (VIDEO)

Protestuesit po vijojnë me dhunën e tyre në rrugët e kryeqytetit.

Të maskuar ata kanë djegur koshat në zemër të Tiranës. Ndërkohë një tjetër shihet se ka hipur në një shtyllë.

Ora 16:11
Protestues të maskuar shkatërrojnë dyqanin e celularëve në Tiranë! Thyejnë xhamat dhe futen brenda për të plaçkitur (VIDEO)

 

Pamjet që vijnë nga protesta në Tiranë tregojnë një grup protestuesish të maskuar që kanë shkatërruar plotësisht një dyqan të telefonisë celulare. Xhamajt e vitrinës janë thyer ndërsa protestues të shumtë shihen që futen brenda për të plaçkitur. Ky është vetëm një nga bizneset e shumta që janë goditur nga protestuesit gjatë këtyre 72 orëve të fundit. 

Ora 15:51
Mes kaosit dhe dhunës, protestuesi i maskuar ulet në karrige në mes të bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' (VIDEO)

 

Prej tre ditësh, rrugët e Tiranës janë pushtuar nga kaosi dhe dhuna e protestuesve.

E ndërsa sulmet drejt policëve kanë vijuar, një protestues i maskuar është ulur në karrige në mes të bulevardit 'Dëshmorët e Kombit'.

Ora 15:45
Protestuesit mblidhen te Kryeministria, sulme me gurë e sende të forta drejt policëve! Efektivët u përgjigjen me ujë e gaz lotsjellës (VIDEO)

 

Një grup i protestuesve të dhunshëm janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë.

Forcat e Policisë ndodhen rreth Kryeministrisë, për të mbrojtur institucionin nga sulmet e dhunshme të protestuesve. Protestuesit kanë nisur sulmet me gurë e sende të forta drejt forcave të Policisë, ndërkohë efektivët u janë kundërpërgjigjur me ujë e gaz lotsjellës.

Për tre ditë me radhë protestuesit kanë sulmuar me gurë, molotovë dhe sende të forta institucionet, bankat dhe bizneset private.

Ora 15:36
Tirana në kaos, protestuesit shkatërrojnë kamera e semaforë (VIDEO)

 

Protestuesit vijojnë të shkatërrojnë kamera e semaforët që u dalin para.

Ora 15:33
Kaos në kryeqytet, sulmohet ish-Ambasada Ruse! Merr flakë kabina e rojes (VIDEO)

 

Ish-Ambasada Ruse në Tiranë është sulmuar gjatë protestave në kryeqytet. Nga sulmi ka marrë flakë kabina e rojes.

Ora 15:24
Kapsolla efektivëve, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës në hyrje të Bllokut (VIDEO)

 

Protestuesit vijojnë me sulmet ndaj policisë, duke hedhur kapsolla drejt tyre.

Për shpërndarjen e tyre blutë kanë përdorur gaz lotsjellës në hyrje të Bllokut.

Ora 15:20
Protestat e dhunshme në Durrës, Gjykata ndërpret seancat penale për arsye sigurie! Përjashtohen rastet urgjente

Protestat e dhunshme në Durrës janë shoqëruar edhe me ndërprerjen e seancave gjyqësore në Seksionin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Përmes një njoftimi, Gjykata bën të ditur se seancat e planifikuara për sot, 15 tetor, nuk do të zhvillohen për të garantuar sigurinë fizike. Përjashtim bëjnë vetëm seancat me karakter urgjent.

Ndërkohë, Seksioni Civil do të vijojë punën normalisht.

Ora 15:13
Akte të dhunshme, protestuesit vijojnë me shkatërrimet e bankave, bizneseve dhe objekteve te 'Shallvaret'

 

Protestuesit vijojnë me aktet e dhunshme në kryeqytet.

Ata kanë dëmtuar një tjetër bankë të nivelit të dytë te 'Shallvaret', ndërsa kanë vijuar me shkatërrimet e bizneseve, shtyllave të ndriçimit dhe koshat e plehrave.

Ora 15:05
Akte vandale, protestuesit sulmojnë me gurë edhe oficerin e krimeve në Korçë! 24 persona të shoqëruar nga Policia

 

Protestuesit nuk janë mjaftuar vetëm me sulmin shkatërrimin e bizneseve apo bankave.

Ata kanë sulmuar edhe me gurë oficerin e krimeve në komisariatin në Korçë. Siç shihet edhe nga pamjet e sigurura Erion Prendo ishte duke ecur kur protestuesi e gjuan me gurë.

24 persona janë shoqëruar nga policia pas protestës në Korçë. Mes tyre ka edhe të mitur, përfshirë 14-vjeçarë, si dhe të rinj të moshës 16 dhe 17 vjeç dhe protestues deri në 41 vjeç.

Shoqërimet vijnë pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë tubimit, ndërsa pritet të mësohen detaje të mëtejshme mbi arsyet e shoqërimit dhe procedurat e ndjekura ndaj tyre.

Ora 14:58
Protestuesit e maskuar vjedhin celularë në një dyqan në qendër të Tiranës (VIDEO)

 

Protesetuesit e maskuar kanë vijuar me shkatërrimet e bizneseve.

Në një dyqan pasi e kanë dëmtuar, ata kanë vjedhur edhe celularë.

Ora 14:45
Protesta e dhunshme, protestuesit djegin koshat në zemër të Tiranës

Protestuesit kanë djegur të koshat në qendër të Tiranës, pasi shkatërruan një bankë të nivelit të dytë në këtë zonë.

Ora 14:36
Protestuesit shkatërrojnë bankën në Tiranë, thyejnë xhamat dhe bankomatët! Nxjerrin dokumente dhe i vënë flakën (VIDEO)

Një bankë e nivelit të dytë në zemër të Tiranës është plaçkitur dhe shkatërruar totalisht nga protestuesit. Një grup prej tyre, pjesë më e madhe me maska në fytyrë me qëllim që mos të identifikohen, shkatërruan bankën me shkopinj hekuri e sende të forta.

Fillimisht protestuesit sulmuan fasadën e xhamtë, bankomatët dhe më pas u futën brenda saj duke shkatërruar çfarë gjetën brenda.

Madje, arritën të marrin edhe dokumente nga brenda bankës dhe t’i nxjerrin në rrugë duke u vënë flakën. Policia ndërhyri vetëm pasi protestuesit shkatërruan gjithçka, duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës.

 

Ora 14:08
Protestat e dhunshme në Shkodër e Durrës, 8 policë të plagosur! Efektivi goditet në kokë me hekur, operohet me sukses, por mbetet ende në rrezik për jetën (EMRI+VIDEO)

Sulmet me gurë, hekur dhe sende të forta ndaj policisë gjatë protestave të sotme në Shkodër dhe Durrës kanë lënë të plagosur disa efektivë. Më e rëndë paraqitet gjendja e policit Fasli Rama, i cili është goditur në kokë në Shkodër dhe pas një operacioni të suksesshëm në Spitalin e Traumës, është ende nën monitorim dhe ende nuk është jashtë rrezikut.

Pamjet nga Shkodra tregojnë efektivin të shtrirë përtokë, ndërsa kolegët i afrohen për t'i dhënë ndihmën e parë. Më pas, ata e marrin në krahë dhe e shoqërojnë drejt makinës për ta transportuar në spital.

Edhe në Durrës janë regjistruar sulme ndaj forcave të policisë. Pamjet tregojnë protestues që godasin efektivët me gurë, shkopinj dhe sende të forta. Pas përplasjeve, policia ka shoqëruar në komisariat 10 protestues që hodhën gurë dhe pllaka ndaj efektivëve.

Ndërkohë, ministrja Klodiana Spahiu ka bërë të ditur se në Spitalin Rajonal të Durrësit po marrin trajtim nëndrejtori i Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të tjerë, të plagosur gjatë protestës.

Sipas saj, të gjashtë janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga spitali, Spahiu ka falënderuar personelin mjekësor dhe u ka bërë thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të mbrojnë fëmijët dhe të rinjtë nga përfshirja në akte dhune.

“Protesta paqësore është e drejta juaj legjitime, por dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk mund të justifikohet nga asnjë kauzë”, shkruan ajo.

Hekuri me të cilin u sulmua efektivi në Shkodër
Ora 14:07
Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Mjedisit, thyejnë xhamat te Teatri i Kukullave (VIDEO)

 

Përmes sheshit “Skënderbej”, protestuesit i janë drejtuar Ministrisë së Mjedisit duke hedhur gurë. Sulmi është zgjeruar edhe drejt Teatrit të Kukullave, të cilit i janë thyer xhamat.

Goditjet ishin në formë breshërie ndaj efektivëve.

Forca Kombëtare e Sigurisë po përgjigjet me gaz lotsjellës duke i bërë protestuesit të tërhiqen disi.

Protestuesit e maskuar po i bëjnë shenja njëri-tjetrit që të mblidhen edhe më pranë dhe kanë nisur të grumbullojnë pllaka e gurë duke i futur në çanta e xhepa.

Ora 14:02
Protestuesit e maskuar rikthehen te bashkia e Tiranës, hedhin gurë e fishekzjarre! Era largon gazin lotsjellës (VIDEO)

 

Protestuesit e mitur të maskuar i janë drejtuar bashkisë së Tiranës, duke e sulmuar për herë të dytë. Ata po hedhin gurë e fishekzjarrë drejt godinës.

Policia po hedh gaz lotsjellës, por era po e devijon në anën e kundërt.

Ora 13:56
Policia ‘stacionohet’ te selia e PS, disa protestues hyjnë brenda tregut çam (VIDEO)

 

Forca të shumta policie ndodhen pranë selisë së PS, ku momentalisht ka edhe përqendrim të protestuesve të maskuar.

Disa prej tyre kanë hyrë edhe në rrugën “Çamëria” apo e njohur si zona e tregut çam. Vihet re se edhe në këtë pjesë, shumica e bizneseve janë të mbyllura.

Ora 13:49
Dhunohen efektivët në Durrës, turma rrethon dhe sulmon 2 prej tyre me shkopinj, gurë e karrige! Pamje të rënda

Pamje të rënda dhune vijnë nga Durrësi, ku forcat e policisë janë sulmuar me shkopinj dhe sende të forta nga protestuesit. Gjithçka ndodh në fraksion sekondi. Forcat e policisë përpiqen të mbrojnë godinet nga sulmet vandale por turma e madhe me shkopinj e sende të forta rrethojnë 2 policë dhe i sulmojnë ata. Drejt tyre hidhen edhe karrige dhe gurë. 

Gjatë protestës, të njëjtët protestues kanë shkatërruar edhe ambientet e Postës Shqiptare, duke shkaktuar dëme materiale.

Ora 13:48
Qetësohet situata te ‘Rruga e Durrësit’, policia heq gurët e pllakat nga rruga (VIDEO)

 

Në “Rrugën e Durrësit” gjenden disa patrulla policie si dhe një ambulancë. Në zonë nuk ka shumë njerëz dhe për momentin situata është e qetë.

Policia ka nisur të pastrojë edhe rrugën e mbushur me gurë e pllaka te Ministria e Arsimit.

Ora 13:39
Akte vandale, protestuesit e maskuar shkulin kangjellat në qendër të Tiranës (VIDEO)

 

Pasi tentuan sulmin ndaj selisë së PS, protestuesit kanë nisur të shkulin kangjellat në qendwr tw Tiranws.

Ora 13:31
Protestuesit tentojnë të sulmojnë selinë e PS, policia i shpërndan me gaz lotsjellës

1792063742_protestatkunderqeverise.jpg

Protestuesit kanë tentuar të hedhin gurë dhe sende të tjera për të shkatërruar selinë e Partisë Socialiste. Policia ka hedhur menjëherë gaz lotsjellës në sasi të madhe duke i shpërndarë.

Protestuesit po hedhin ende gurë drejt efektivëve dhe këta të fundit kundërpërgjigjen me gaz.

Ora 13:28
Tensione në Kukës, të rinj dhe të mitur shkatërrojnë stolat e tabelat rrugore! Sulmohet me gurë edhe Pallati i Kulturës (VIDEO)

 

Pamjet që Report TV sjell nga Kukësi tregojnë grupe të rinjsh dhe të miturish që lëvizin në qendër të qytetit, ku janë shkatërruar stola dhe tabela të qarkullimit rrugor. Sulmeve me gurë nuk i ka shpëtuar as godina e Pallatit të Kulturës. Pranë turmës shihen edhe forca policie, ndërsa ajo që bie në sy është prania e shumë fëmijëve dhe të miturve mes grupeve që po lëvizin nëpër rrugët e qytetit.

Ora 13:25
Protestuesit godasin edhe qepenet e bizneseve të mbyllura (VIDEO)

 

Vijojnë aktet e dhunës në qendër të Tiranës. Protestuesit godasin edhe qepenet e bizneseve të mbyllur

Ora 13:22
Korçë, qytetarja futet mes turmës dhe përplaset me protestuesit (VIDEO)

 

Dy adoleshentët e shoqëruar nga policia gjatë protestës në Korçë janë liruar.

Ndërkohë gjatë zhvillimit të protestës Report tv siguron pamje ku shihet, një qytetare e cila është futur mes turmës së protestuesve dhe është përplasur me të rinjtë që po protestojnë.

Protesta në Korçë vijon, ndërsa shihen protestuesit duke ndezur zjarr dhe duke djegur karrige e stola në mes të qytetit.

Ora 13:19
Protestat e dhunshme, edhe Kalaja e Tiranës mbyll dyert

1792063279_kalajaetiranes.jpg

Kalaja e Tiranës është mbyllur gjithashtu prej sulmeve të protestuesve. Dera e saj kryesore nga ana e pedonales është e kyçur. Zona e Kalasë është edhe një prej pikave turistike të kryeqytetit si dhe një pikë e rëndësishme biznesesh.

Ora 13:15
Sulmohet Posta Shqiptare në Durrës, pamjet e shkatërrimit brenda godinës! (VIDEO)

 

Pamjet që vijnë nga Durrësi tregojnë dëmet e shkaktuara nga sulmi i sotëm ndaj ambienteve të Postës Shqiptare. Xhama të thyer, mobilie të rrëzuara, karrige të përmbysura, tavolina të shkatërruara dhe gurë të shpërndarë në ambientet e brendshme. Kjo është gjendja në të cilën ka mbetur Posta Shqiptare pas sulmit.

Ora 13:10
Tensione në Elbasan! Studentët thyejnë derën e gjimnazit 'Kostandin Kristoforidhi', djegin koshat e plehrave dhe shkatërrojnë tabelat rrugore (VIDEO)

Studentët e Elbasanit janë mbledhur para godinës së Bashkisë, duke thyer sende dhe orendi. Studentët kanë shembur gjithçka u ka dalë përpara, kanë djegur pothuaj të gjitha koshat e plehrave në rrugën kryesore por edhe  tabela rrugore. Gjatë protestës ata kanë shembur edhe derën e gjimnazit 'Kostandin Kristoforidhi'

Ora 13:00
Tensione në Korçë! Studentët sulmojnë me gurë institucionet arsimore dhe komisariatin, policia bllokon rrugën e shoqëron disa prej tyre (VIDEO)

Tensionohet situata në Korçë. Gjatë protestës së studentëve, janë sulmuar me gurë institucionet arsimore dhe komisariatin e qytetit. Ata janë pozicionuar rreth godinës ndërsa policia ka bllokuar rrugicën që të çon drejt institucionit. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, forca të shumta të policisë po shoqërojnë studentët një e nga një ambientet e komisariatit të qytetit

Ora 12:58
Protestuesit sulmojnë bizneset në qendër, marrin frigoriferët nga kioskat, i djegin në mes të rrugës! 'Ushqejnë' zjarrin me degë pemësh (VIDEO)

Protestuesit kanë sulmuar një kioskë pas Muzeut Kombëtar në Tiranë. Ata kanë marrë frigoriferët dhe iu kanë vënë flakën në mes të rrugës. Po ashtu, protestuesit kanë shkulur edhe degët e pemëve dhe i hedhin në zjarr. 

Të tjera bizneseve u kanë thyer xhamat. 

Ora 12:56
Vlorë, protestuesit marshojnë drejt Bashkisë, qëllojnë me vezë drejt godinës (VIDEO)

 

Protestuesit në Vlorë janë zhvendosur para Bashkisë, ku kanë vijuar protestën në rrugët e qytetit. Ata kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së institucionit.

Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve në universitete dhe uljen e tarifave studentore.

Gjithashtu paralajmërojnë se do të vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Ora 12:54
Përfshihet nga flakët një godinë pranë Ministrisë së Arsimit, zjarrfikësja nis punën për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

 

Një godinë është përfshirë nga flakët pranë Ministrisë së Arsimit. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ora 12:43
Protestuesit sulm ndaj policisë te Ministria e Arsimit, efektivët hedhin ujë e gaz lotsjellës (VIDEO)

 

Protestuesit kanë sulmuar efektivët e Policisë gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Ora 12:23
Protestuesit e maskuar sulmojnë dhunshëm efektivët, i qëllojnë me kangjella hekuri, gurë e copa dërrasash (VIDEO)

Protestuesit e maskuar kanë sulmuar efektivët e Policisë te Ministria e Ekonomisë. Efektivët tentuan të ndërhynin pas akteve vandale ndaj ministrisë, por protestuesit iu kundërpërgjigjën duke i sulmuar me sende të forta.

Ata hodhën në drejtim të efektivëve shkopinj druri, gurë e copa dërrasash, ndërsa momenti më i rëndë ishte kur dy protestues të maskuar morën një kangjellë hekuri dhe e hodhën drejt policëve.

Ora 12:21
Protestuesit sulm ministrisë së Ekonomisë, thyejnë dyer e dritare (VIDEO)

Gjatë protestës së dhunshme në Tiranë, protestuesit kanë thyer derën anësore dhe xhamat e Ministrisë së Ekonomisë.

Ora 12:20
Me maskë e shufër hekuri, protestuesi thyen kamerën e sigurisë (VIDEO)

 

Një djalë i maskuar ka hipur në një prej shtyllave ku ndodhet një kamera sigurie e më pas duke përdorur një shufër hekuri, e thyen.

Ora 12:16
Vijojnë aktet e dhunës, protestuesit me maska shkatërrojnë bankomatin dhe plaçkisin një kioskë! Frigoriferi përfundon në mes të rrugës (VIDEO)

 

Edhe protesta e sotme ka përshkallëzuar në akte të mëtejshme dhune. Protestuesit e maskuar kanë shkatërruar një bankomat pranë Katedrales së Shën Palit duke përdorur një tabelë rrugore, si dhe një kioskë në kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit” ku po marrin çka brenda.

Në mes të rrugës kanë hedhur edhe një frigorifer, kangjella hekuri e pllaka.

Ora 12:11
Qëllohet me gurë godina e bashkisë Shkodër dhe Rektorati: Studentët thërrasin: Rama ik! Thyhet dhe dera e PD (VIDEO)

 

SHKODËR- Me thirrjet “Rama ik”, dhjetëra studentë bojkotuan mësimin dhe dolën në protestë. Ata marshuan nga fakulteti i Gjuhëve të Huaja drejt Bashkisë Shkodër, ku qëlluan me gurë godinën e institucionit vendor.

Më pas u ndalën përpara godinës së Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku qëlluan me gurë dhe me vezë.

Më tej studentet vijuar revoltë, duke thyer derën e selisë së PD. Menjehere policia ka nisur shoqerimet në Sheshin “Isa Boletini”.

Deri më tani janë shoqëruar 3 protestues. Shihet në pamje se protestuesit i kapin efektivë civile pa uniformë dhe më pas i dorëzojnë tek forcat e rendit që iu vënë prangat dhe I shoqërojnë në komisariat. 

Studentët u shprehën se do t’i vijojnë protestat, ndërsa shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me protestuesit në Tiranë.

Ora 12:10
Bllokuan rrugën te Ministria e Infrastrukturës, policia shpërndan protestuesit me spray me piper e ujë

1792059121_protestatkunderqeverise.jpg

Me përdorimin e spray-t me piper dhe ujit, policia ka arritur të zhbllokojë rrugën te Ministria e Infrastrukturës. Protestuesit po sprapsen dhe tani po i drejtohen rrugës “George W. Bush.”

Ora 11:59
Protestuesit bllokojnë lëvizjen e automjeteve te ‘Rruga e Elbasanit’ (VIDEO)

 

Protestuesit kanë bllokuar plotësisht “Rrugën e Elbasanit” duke mos lejuar kalimin e automjeteve, përveçse një ambulance.

Ora 11:59
Korçë, protestuesit shkelmojnë derën e gjimnazit, djegin stola e karrige dhe sulmojnë me gurë e molotovë shkollat dhe institucionet (VIDEO)

 

KORÇË- “Dilni nga shkolla!”, dëgjohen të thërrasin protestuesit të cilët kanë shkelmuar derën e njè gjimnazi në Korçë ndërsa mësuesit janë vendosur përpara saj për të mbrojtur ambientet e shkollës. Ata kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të një shkolle tjetër, ku shihen copa xhamash të thyer.

Gjithashtu protestuesit kanë djegur stola e karrige dhe kosha mbeturinash në mes të rrugës, ndërsa janë parë duke mbajtur flakadanë.

Me gurë dhe vezë është goditur godina e Drejtorisë Arsimore, si dhe Rektorati i Universitetit të Korçës. Nga pamjet e siguruara nga Report tv policia menjëherë ka filluar me shoqërimin e protestuesve.

Ora 11:55
Protestuesit sulm me gurë Ministrisë së Infrastrukturës, shtrihen në rrugë dhe bllokojnë qarkullimin! Hidhet spray me piper (VIDEO)

 

Protestuesit e vendosur para bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, kanë nisur sulmin me gurë ndaj kësaj të fundit.

Tani protestuesit janë ulur në rrugë përpara ministrisë. Gratë e vajzat janë shtrirë në tokë duke bllokuar qarkullimin. Policia po hedh spray me piper për t'i shpërndarë.

Ora 11:47
Protestuesit sulm me gurë Kuvendit, policia i shpërndan direkt me gaz lotsjellës (VIDEO)

 

Protestuesit kanë sulmuar me gurë godinën e Kuvendit të Shqipërisë. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Ora 11:43
Protestat e dhunshme, Policia apel nxënësve: Mos u përfshini në akte dhune, distancoheni! Prindër, kujdesuni për fëmijët tuaj

1792057556_policiaeshtetit.jpg

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve të distancohen nga aktet e dhunës gjatë protestave dhe të largohen nga vendet ku ka përplasje. Policia u kërkon prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre.

“Të dashur nxënës, të nderuar prindër! Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune! Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme! Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!

Një apel i veçantë për prindërit! Kujdesuni për fëmijët tuaj! Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme. Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari. Ju lutemi, bashkëpunojmë”, apelon Policia e Shtetit.

Ora 11:40
Protestuesit në marshim, një grup vajzash përpiqet të pengojë policinë! Hidhet spray me piper, përforcohet hyrja e bashkisë (VIDEO)

 

Një grup vajzash mundohen të pengojnë lëvizjen e policisë pranë Galerisë së Arteve. “Hiqni kapelet”, dëgjohen t’u thonë ato policisë. Në krye të tyre qëndrojnë aktivistët e njohur të ‘flamingove’, përfshirë Arvina Lleshin.

Momentalisht janë vendosur Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Tiranës dhe po u bashkohen qytetarë e të rinj të tjerë. Policia është përpjekur t’i shpërndajë protestuesit me spray me piper në momentin kur hedhin gurë. Pranë është një autobot që hedh ujë ose gaz lotsjellës.

Në hyrje të institucioneve janë marrë masa për të mos pasur depërtime të protestuesve.

Ora 11:35
Me qeleshe e flamur në duar, Arben Kola dhe një grup protestuesish vendosen përballë parlamentit (VIDEO)

 

Me qeleshen karakteristike dhe flamurin kombëtar në kokë, Arben Kola është gjendur përballë parlamentit bashkë me një grup protestuesish.

Kujtojmë që Arben Kola është një prej organizatorëve të protestës së flamingove që është zhvilluar për 4 muaj përpara kryeministrisë.

Ora 11:33
Me maska e me sende të forta, protestuesit sulm edhe Shtëpisë së Gjetheve, shkatërrojnë derën hyrëse (VIDEO)

Akteve vandale të protestuesve s’iu ka shpëtuar as muzeu i Shtëpisë së Gjetheve. Me sende të forta dhe me maska në kokë, një grup protestuesish shkatërruan derën hyrëse.

Ora 11:33
Protesta në Divjakë, protestuesit i vënë flakën një kabine prej druri (VIDEO)

 

Edhe në Divjakë ka vijuar marshimi i protestuesve. 

Gjatë protestës, ata i kanë vënë flakën një kabine prej druri.

 

Ora 11:26
Boshatiset ‘Rruga e Durrësit’, protestuesit marshojnë drejt parlamentit (VIDEO)

 

Protestuesit kanë ndryshuar itinerar duke lënë pas Ministrinë e Arsimit për t’u nisur drejt parlamentit. “Rruga e Durrësit” që deri pak më parë ishte ‘arenë’ lufte, tanimë është e boshatisur.

Ora 11:26
Protestuesit e maskuar sulme me gurë në drejtim të efektivëve te ministria e Arsimit

Këto janë momentet kur protestuesit e maskuar sulmojnë me gurë efektivët te Ministria e Arsimit.  

Ora 11:15
Protestuesit me maska nisin të shkulin kangjellat (VIDEO)

 

Protestuesit e maskuar kanë nisur të shkulin kangjellat në rrugën e Durrësit, ku janë mbledhur prej orëve të para të mëngjesit në protestë.  

Ora 11:14
Protestuesit hapin një nga dyert e Ministrisë së Arsimit, hidhet gaz lotsjellës për të penguar hyrjen e tyre në godinë (VIDEO)

 

Gaz lotsjellës është hedhur brenda Ministrisë së Arsimit për të penguar hyrjen e protestuesve, të cilët kanë arritur të hapin një nga dyert e godinës. Ndërhyrja synon të ndalojë futjen e tyre në ambientet e ministrisë.

Ora 11:13
Një grup tjetër protestuesish vjen në protestë, sulm me gurë policëve (VIDEO)

 

Një grup protestuesish kanë mbërritur në protestë nga ana e Zogut të Zi duke qëlluar me gurë efektivët. Një grup tjetër është nga ana e sheshit Skëndërbej.

Ora 11:08
Protestuesit në Elbasan marshojnë drejt Komisariatit, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve

1792055952_polici.JPG

Protestuesit në Elbasan kanë shkulur kangjellat dhe kanë duke dëmtuar ndriçuesit rrugorë, tabelat dhe reklamat përgjatë rrugës së qytetit. Disa prej tyre janë shoqëruar në polici.

Më pas protestuesit janë zhvendosur para Komisariatit të Policisë, ku kanë vijuar tubimin.

Ata kanë bërë thirrje për lirimin e protestuesve të shoqëruar.

 

Ora 11:05
Protestuesit shkatërrojnë stacionin e urbanëve në Tiranë, xhamat copash në tokë (VIDEO)

 

Protestuesit kanë shkatërruar një stacion urbanësh në Tiranë, duke thyer xhamat e tij. Siç shihet edhe nga pamjet, copat e xhamave janë shpërndarë në tokë.

Ora 10:59
Protestuesit qëllojnë me gurë, policia hedh ujë! Përplasje fizike mes tyre, nisin shoqërimet (VIDEO)

 

Ka rinisur përplasja mes protestuesve dhe policisë, ku gurët morën si kundërpërgjigje hedhjen e ujit.

Përplasjet mes tyre u kthyen edhe fizike, pasi disa efektivë goditën disa protestues dhe i tërhoqën zvarrë. Të tjerë të rinj po shoqërohen.

Ora 10:50
Protestuesit në Durrës, vezë dhe kapsolla drejt Bashkisë (VIDEO)

 

Një grup protestuesish të pajisur me maska, janë grumbulluar para Bashkisë së Durrësit.

Ata kanë hedhur kapsolla dhe kanë sulmuar me vezë drejt Bashkisë.

Ndërkohë pranë institucionit kanë ndezur dhe një zjarr duke shkaktuar tym teksa aty shihen një grup i madh efektivësh policie.

Ora 10:49
Policia i bën pritë ‘skenarit’ të protestuesve, heq kangjellat vetë nga rruga (VIDEO)

 

Policët i kanë hequr vetë kangjellat nga rruga në mënyrë që protestuesit mos t’i përdorin për akte dhunës.

Ora 10:46
Bojkoti i mësimit në Kamëz, Rakip Suli: Janë vetëm 50 fëmijë, procesi mësimor vijon normalisht në 25 shkolla

Një grup nxënësish në Kamzë braktisën mësimin dhe u lëshuan rrugëve për të marrë pjesë në protestën që po zhvillohet në Tiranë prej 3 ditësh.

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli bëri thirrje publike që të mos keqpërdoret rasti i rreth 50 fëmijëve, pasi në të 25 shkollat që mbulon bashkia mësimi sipas tij vijon normalisht.

“U bëjmë thirrje mediave të mos keqpërdorin rastin e rreth 50 fëmijëve në Kamëz, të nxitur nga manipulime në rrjetet sociale.

Në të 25 shkollat e Kamzës, mësimi vijon normalisht, kështu që ftojmë mediat të vijnë dhe të verifikojnë nga afër vijimin normal të procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kamzës.

Sot, falë mbështetjes së Kryeministrit Edi Rama, shkollat e Kamzës janë institucione me standarde të Bashkimit Europian.

Faleminderit!”, shkruan Suli.

Ora 10:43
Një tjetër grup protestuesish i bashkohet protestës te Ministria e Arsimit, qëllojnë me gurë efektivët! Policia i shpërndan sërish me gaz lotsjellës (VIDEO)

 

Pas ndërhyrjes së parë të Policisë, një tjetër grup protestuesish ka mbërritur te Ministria e Arsimit. Në krye të grupit qëndrojnë persona të maskuar.

Policia reagoi direkt me gazlotsjellës.

Ora 10:42
Protestuesit pajisen me ‘municion’ nga grumbulli i shisheve të qelqit, mes tyre edhe të mitur (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet nga një moment kur protestues armatosen me shishe qelqi ndërsa ndodheshin te Ministria e Arsimit.

Mbi një kabinë janë vendosur një grumbull shishesh, të cilat ata zgjaten për t’i marrë.

Në mesin e tyre, dallohen edhe protestues që duken në moshë të mitur.

Ora 10:41
Molotovë dhe gurë drejt një shkolle gjatë protestës në Korçë (VIDEO)

 

Kanë vijuar marshimet e protestuesve në Korçë, të cilët kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të një shkolle, ku shihen copa xhamash të thyer.

Gjithashtu ata janë zhvendosur në rrugët e qytetit ndërsa kanë goditur me gurë edhe godinën e Rektoratit.

 

Ora 10:39
Ilirjana Kuçana debaton me policinë: Ki kujdes, kërko falje! (VIDEO)

 

Një moment debati është regjistruar mes anëtares së PD, Ilirjana Kuçanës dhe policisë.

“Ki kujdes, kërko falje tani! Ke gjuajtur mbrëmë edhe një deputet! T’ju vijë turp!”, i thotë Kuçana.

Ora 10:35
Korçë/ Protestuesit shkelmojnë derën e shkollës, godasin me gurë dhe vezë dhe zyrën arsimore

Protestuesit kanë shkelmuar derën e një gjimnazi në Korçë, ndërsa mësuesit janë vendosur përpara saj për të mbrojtur ambientet e shkollës.

“Dilni nga shkolla!”, dëgjohen të thërrasin protestuesit, ndërsa një prej mësuesve u drejtohet nxënësve duke theksuar se dalja në protestë është zgjedhja e tyre, por pa dëmtuar ambientet e institucionit.

“Është dëshira e tyre, le të dalin, por të mos cënohen gjërat. Është vullneti i tyre”, dëgjohet të thotë një prej mësuesve.

Pas largimit nga ambientet e shkollës, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e qytetit, ku kanë nisur dëmtimet e infrastrukturës publike, përfshirë tabelat rrugore.

Me gurë dhe vezë është goditur edhe godina e Drejtorisë Arsimore në Korçë.

 

Ora 10:29
Sapo protestuesit mbërrijnë te Ministria e Arsimit, policia nis shpërndarjen me gaz lotsjellës

1792052971_protesta.jpg

 

Sapo protestuesit mbërritën te Ministria e Arsimit, policia nisi direkt me shpërndarjen duke hedhur gaz lotsjellës. Studentët janë shpërndarë nga rruga kryesore para Ministrisë së Arsimit.

Ora 10:24
Incidentet e para në protestë, policia nis me shoqërimet (VIDEO)

 

Policia ka nisur me shoqërimet e para të disa protestuesve që vinin nga parlamenti. Ndërkohë në rrugët e kryeqytetit kanë nisur incidentet e para me zjarre në rrugë e kosha të djegur.

Ora 10:13
Shkodër, protestuesit e maskuar qëllojnë me vezë derën e godinës para Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” (VIDEO)

Në Shkodër, protestues të maskuar kanë qëlluar me vezë derën e godinës së Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Pas universitetit studentët kanë marshuar drejt Bashkisë së Shkodrës ku kanë qëlluar me gurë.

Ora 09:52
Protestuesit djegin koshat e plehrave në mes të rrugës së Elbasanit, bllokojnë qarkullimin në njërin kah (VIDEO)

 

Protestuesit marshuan në rrugën e Elbasanit duke bllokuar qarkullimin për pak kohë në njërin kah. Disa protestues shkulën tabelat e sinjalistikës rrugore dhe dogjën koshat në mes të rrugës. Ata u ndalën edhe te shkolla e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” dhe bënë thirrje për bojkot mësimi.

Ora 09:44
Protestuesit në Shkodër i bashkohen bojkotit të mësimit, thirrje për PD: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite! (VIDEO)

 

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar sot mësimin dhe kanë dalë në protestë. Tanimë i janë drejtuar bashkisë dhe po bëjnë thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”

Kur kaluan pranë një dege të Partisë Demokratike, deklaruan “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!”

Pika fundore duket se do të jetë godina e rektoratit.

Ora 09:39
Dy ditë protesta të dhunshme, 3 procedime penale të regjistruara, 3 prokurorë po hetojnë për agresorët

Pas dy ditësh protestash të dhunshme në Tiranë, janë regjistruar 3 procedime penale. Tre prokurorë po hetojnë për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të akteve të dhunës.

Ora 09:35
Auditorët bosh! Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, mbështetje për protestën në Tiranë (VIDEO)

 

I boshatisur është paraqitur këtë mëngjes Fakulteti i Bujqësisë në Korçë, ku pedagogët janë paraqitur në ambientet e fakultetit, por studentët kanë bojkotuar mësimin.

Mbi 80% e studentëve nuk janë paraqitur në auditorë në shenjë mbështetjeje për protestën e zhvilluar në Tiranë.

Ndërkohë studentë dhe nxënës të gjimnazeve në Korçë kanë paralajmëruar edhe një protestë e cila pritet të mbahet rreth orës 11:00 në qendër të qytetit.

Ora 09:33
Protesta në Tiranë/ Thirrje për bojkot të mësimit në universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës (VIDEO)

 

Në Durrës, një grup i jashtëm organizator që nuk i përket universitetit “Aleksandër Moisiu” po bëjnë thirrje për bojkotim të mësimit. Atyre u janë bashkangjitur disa dhjetëra studentë që po shkojnë nëpër fakultete dhe bëjnë thirrje për bojkot si dhe përsërisin “Rama jepe dorëheqjen.”

Në plan kanë një marshim në këmbë nga universitet “Aleksandër Moisiu” në qendër të Durrësit në mbështetje të protestës në Tiranë.

Ora 09:27
Protesta, gjimnazistë e studentë në Elbasan bojkotojnë mësimin (VIDEO)

 

Edhe gjimnazistë e studentë në Elbasan kanë nisur të grumbullohen duke bojkotuar mësimin për të vijuar më pas me protestën.

Ora 09:14
Protesta/ Nxënës të Tiranës e Kamzës bojkotojnë mësimin, djegin kosha mbeturinash dhe hedhin fishekzjarrë (VIDEO)

Të rinjtë e shkollave të mesme të Tiranës kanë nisur me bojkotimin e mësimit për t’iu bashkuar protestës.

Disa gjimnazistë kanë shkuar te Hoteleri-Turizmi duke u bërë thirrje “bashkohuni me ne!”

Afër gjimnazeve “Ismail Qemali” e “Partizani” kanë nxjerrë në rrugë edhe koshat e mbeturinave duke u vënë flakën, si dhe po hedhin fishekzjarre.

Edhe nga shkollat e Kamzës ka bojkot të mësimit me thirrjen “të gjithë së bashku!”