Protesta përpara Gjykatës, Policia procedon pesë persona

Protesta përpara Gjykatës, Policia procedon pesë persona

Policia e Tiranës ka proceduar pesë persona për protestën përpara Gjykatës kur u dha masa e arrestit për protestuesit e Rrugës së Kombit.  Y.Sh., 34 vjeç, S.P., 21 vjeç, A.Z., 28 vjeç, G.Gj., 30 vjeç dhe M.N., 30 vjeç janë shoqëruar fillimisht në komisariat dhe më pas janë lënë të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 shoqëruan për disa minuta në ambjentet e këtij Komisariati dhe proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Tubim i paligjshëm", "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishje të rendit dhe qetësisë publike", shtetasit:

- Y.Sh., 34 vjeç;
- S.P., 21 vjeç;
- A.Z., 28 vjeç;
- G.Gj., 30 vjeç;
- M.N., 30 vjeç.

Keta shtetas u shoqeruan sipas procedurave standarde dhe Rregullores së Policisë së Shtetit dhe në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Dhuna në “Rrugën e Kombit”/ Gjykata lë 11 protestues në burg, lirohen 10 prej tyre


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja